Tuz/ Forumi Shqiptar , gati për 5 Marsin

0
Të ndëruar bashkëvendas,Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë
kanë kaluar gati katër vite që kur Forumi Shqiptar mori drejtimin e Komunës së Tuzit. Katër vite që ndryshuan tërësisht fytyrën e Malësisë.
Katër vite në të cilat Malësia ndryshoi e përparoi në çdo aspekt. Se është kështu tregojnë rezultatet e qeverisjes sonë:
Kemi ndërtuar afro 100 km rrugë të reja, kemi ndërtuar e po ndërtojmë rrjete të reja të ujësjellësit, kemi hapur dhe do të hapim fabrika, KF “Deçiqi” nga një klub para shuarjes u shndërrua në një klub evropian, KB “Deçiqi” është një nga klubet më elitare në Ligën e Parë të Malit të Zi, kultura lulëzoi si kurrë më parë duke filluar nga mbajtja e panaireve të librit, mbrëmjeve letrare, shfaqjeve, Javës së Filmit Shqiptar e shumë të tjera.
Në katër vite e kthyem Tuzin në një oazë investimesh dhe projektesh. Për katër vite rritëm buxhetin e Komunës me 512%. Sektorin e bujqësisë, që paraqet shtyllën e ekonomisë së vendit e kemi ndihmuar dhe stimuluar. Vetëm këtë vit kemi ndarë afro 500.000 euro bujqëve tanë.
Pas nesh janë katër vite suksesi, katër vite ndryshimi.
Të gjitha sukseset tona lidhen me unitetin e atyre që Malësinë e duan të zhvilluar, e ata janë të gjithë në dhe me 𝐅𝐨𝐫𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫.Mund të jetë një imazh i teksti
E kemi dëshmuar se shqiptarët e bashkuar janë rruga më e mirë drejt suksesit, në çdo vend e në çdo kohë. E filluam këtë mision të shenjtë në vitin 2019 kur të bashkuar arritëm të mposhtim politikat antishqiptare, e këtë do ta bëjmë sërish më 5 mars.
𝐅𝐨𝐫𝐮𝐦𝐢 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 nuk përfaqëson vetëm bashkimin e tri partive shqiptare – Alternativës, Lidhjes dhe Unionit, por përfaqëson bashkimin e të gjithë shqiptarëve, bashkimin e trungut shqiptar, bashkimin e identitetit shqiptar. Përfaqëson bashkimin e shqiptarëve, pavarësisht nëse ata jetojnë në vendlindje apo në mërgim. Përfaqëson bashkimin e vëllaut me vëllanë.
Mbështetje të madhe në rrugën e bashkimit kemi pasur dhe kemi nga diaspora jonë e palodhur, të cilët edhe pse ndoshta fizikisht janë larg vendlindjes shpirti dhe mendja e tyre janë gjithmonë tek atdheu i tyre, tek oxhaku i tyre, tek familja e tyre.
Bashkimi i shqiptarëve ndaloi emigrimin e vëllezërve dhe motrave tona dhe u mundësoi atyre të vazhdojnë jetën këtu.
Bashkimi i shqiptarëve rriti standardin e jetesës dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.
Ku ka unitet, aty ka fitore, prandaj të gjithë së bashku më 5 mars të festojmë fitoren tonë të përbashkët.
Malësia na bashkoi për ta ndryshuar atë, dhe ne këtë po e bëjmë ditë pas dite, për zhvillimin e Malësisë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.