Gena denoncon dasmorët: U turpërova kur shkova në bankë

0
140

Për shumë këngëtarë, dasmat u sjellin të ardhura të kënaqshme në jetën e tyre. Por ndodh që edhe të dalin të zhgënjyer dhe të mashtruar nga festa ku janë ftuar për të performuar. Një rast të tillë ka pasur këngëtari Gena, i cili është ndër më të kërkuarit në vendin tonë për gëzimet familjare.I ftuar në një emision televiziv ai tregoi duke qeshur se tashmë ka ndryshuar tradita dhe se paratë i merr çifti.“Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti. Më parë i ka marrë këngëtari”, tha ai.Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën.

 

 

 

Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.

 

Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.