Busulla asht mjeti që te tanë na duhet ta përdorim n’jetën tonë.Busulla asht drejtimi që na marrim n’kohë dhe hapsinë.Mjafton njeti i mirë dhe dishira që me hedh hapin dhe rrugëtimi me marrê udhen.
Busulla e Artë bashkon treva, njerëz e ngjarje n’ kohë e hapsina t’ndryshme.
Drejtimi i busullës asht përballja me kulturën, me historinë dhe mbi te tana me trashigiminë tonë kulturore, atë materiale e shpirtnore.
N’librin busulla e jetēs flasin Valdanosi apo perla e Ulqinit, Krruçi mistik ilir me ujin që rrjedh nga krojet, mandej Salçi i Kolē Idromenos, Kllezna e tri urave apo Kllezna e sekuencave t’filmit “Winnetou”, kanioni i Megjureçit, Bojku city, megaliti i malit t’ Sumes.
Por, gjilpana e busullës kësaj here ndalet edhe në Krajë te ubla e madhe apo ubla e Kosares e Gjon Vlladimirit, ublat e Balajve, ublat e Ljarjes e madje edhe në Brisk ku mendohet se Gjon Buzuku shkroi librin e parë në gjuhën shqipe(1555).
Madje dëshmi e një të mbijetuari nga Titaniku(1912) është edhe Preçi Gjoks Nils Vuks-Gjuronj nga Gjuraçi.
Ulqini dhe ulqinaket në betejen e Lepantit(1571), Oleotopolisi-Atlantida Ulqinake, shtegtimi në Greçë etj.
S’ kajnë si tē mungojnë edhe Afro-ulqinaket, të cilët ishin komunitet i respektuar nga Sudani, Çadi, Etiopia dhe tē gjithē janē ble nga detaret ulqinak nē periudha tē ndryshme kohore për nevoje pune në anije ose nē bujqēsi por edhe pēr punē shpije nē Ulqin.
Dhe kështu Busulla e artë e Çitakut përshkruan aq bukur udhërrëfime, trashëgimi dhe gjurmë të cilat sigurisht nga institucionet do duhej të shpalleshin monumente të trashëgimisë tonë të mbrojtura me ligj.
Ndërsa fëmijēt e qytetit e t’katundeve do duhej të vizitonin këto trashëgimi e n’këtë mënyrë fëmijēt t’mēsohen me vlerat e trashigimisë materiale e shpirtnore.
Ulqin,
28.03.2022