Këtë vit, pritet si asnjëherë tjetër që ekipet shqiptare në rajon të “pushtojnë” Europën. Bëhet fjalë deri më tani që të ketë 11 klube shqiptare nga 4 shtete të ndryshme zyrtare, në kompeticionet europiane të UEFA-s.Fakti që tashmë krahas skuadrave të tjera Shqiptare nga katër shtete të ndryshme zyrtare, në mes të 11 ekipeve Shqiptare pjesmarrse neë kompeticionet Europiane , do të marrinpjesë përë herë të parë dhe skuadra e M,Madhe, nga qyteti i Tuzit në Mal të zi.Kësoisoj kompeticioni I ardhëshëm I futbolit europian më e 11 skuadra Shqiptare sikurë përbën një kampionat mbarë Shqiptarë.Ndaj realisht do të kemi përballje interesante pse jo në kupat e Europes edhe ndërmjet skuadrave Shqiptare.
REKORDI – Një vit më parë, në Europë ishin tetë skuadra shqiptare në Europë: nga Shqipëria, Kosova si dhe Maqedonia e Veriut. Mirëpo, këtë vit ka një shtesë jo vetëm të Kosovës që shkon me 3 skuadra në Europë nga 2 një vit më parë, por merr pjesë edhe një ekip shqiptar i Malit të Zi: Deçiçi i Tuzit. Gjithashtu, vendet europiane të kompeticioneve në Maqedoninë e Veriut janë zaptuar nga skuadrat shqiptare, me një dyshim të vetëm: Struga, nëse do ta mbajë apo jo vendin për në Europë deri në fund. Në total, 11 ekipe që përfaqësojnë popullsinë shqiptare në katër shtete, shkruan Panorama Sport.
EKIPET – Në Shqipëri, ekipi kampion shkon në Champions dhe 3 të tjera në Konferencë Ligë. Momentalisht, kjo garë do të ndahet mes Teutës, Partizanit, Laçit, Vllaznisë dhe Tiranës, me njërën që do të “digjet”. Në Kosovë, krahas kampiones (Prishtina vetëm 1 pikë larg) që ka synimin për të shkuar më tej në Champions, ka edhe dy ekipe për në Konferencë Ligë: momentalisht është Drita e dyta në kampionat dhe një mes Llapit e Dukagjinit si fitues të Kupës.
Në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija ka fituar të drejtën si kampione për Championsin dhe Shkupi si e dyta do të marrë pjesë në Konferencë Ligë. Rrugëtim që pritet t’i bashkohet edhe Struga, aktualisht e treta dhe vetëm duhet ta ruajë këtë vend deri në javën e fundit. Në Malin e Zi, për herë të parë Deçiçi i Tuzit është një skuadër shqiptare që siguron një biletë europiane. Ajo është fituese e Kupës, por njëherazi e siguron pjesëmarrjen në Konferencë Ligë edhe nga vendi në kampionat.