Futbolli kjo lojë emocionale , pas 95 vitësh të lindjës së skuadrës së futbollit “ Deçiqi” në qytetin e Tuzit në Mal të zi , ka sjellur supër emocione për të gjithë Tuzianët , dhe Malësorët kudo që janë , jo vetëm në Mal të zi , por edhe në diaspor e Shqipëri, Skuadra e Deçqit është kualifikuar për herë të parë në finalën e kupës së Malit të zi.Realisht emocionët që të jep një fitore e tillë historike , siç ështe ajo e skuadrës së futbollit “Deçiqi” në gjysëmfinalen e kupës së Malit të zi, fitore kjo e arritur ndaj skuadres së Danillovradit “Iskra” me rrezultatin 1me 0, autor I golit është në minutën e 51-t të takimit futbollisti i skuadrës “Deçiqi” Pesukiç.Kjo fitore ka bërë që djemt e skuadres së qytetit të vogël Shqiptar Tuzi, por tanimë me një histori të madhe jo vetëm ne traditën e mirë të shqiptarizmës për liri, por edhe duke treguar se ky qytet ka ambicje për tu integruar bindëshëm në vallën e qyteteve të zhvilluara në sport jo vetëm ne Malin e zi , por pse jo me një synim të qartë , për nesër në perfaqësimin e kësaj skuadre në kupat europiane. Gjithësesi tashmë Tuzi me djemt e tij ka hyrë në historinë e futbollit në Malin e zi , jo vetëm si një skuadër e “moçme” 95 vjeçare , por një skuadër që jep krenari të ligjshme gjithë tifozërisë së saj. “Deçiqi “ ka ngrohur zëmrat e tifozërisë së vetë kudo në qytetin e Tuzit dhe në të gjithe hapësirën gjeografike pa kufij të M. Madhe, tashme si perfaqësuesja më dinjitoze e gjithë kësaj treve me futbollin e prezantuar jo vetem në rrezultate , por edhe mjaft here spektakel.Kështu që takimi ishumëpritur final I kupës së Malit të zi , ku “Deçiqi “ do jetë përballë skuadrës së njohur kryeqytetase të Malit të zi “ Fk Buduçnost”, ndeshje kjo që do luhet me datën 1 Qershor. Deri më atherë djemt e “Deçiqit” do mëndojnë dhe do pregaditën serizisht , per të synuar për herë të parë kupën e Malit të zi për ta sjellë në qytetin e Tuzit.