Lezhë, dy aksidënte në një paradite…

0
317

Brënda një hapsire kohore  të shkurtër   Lezha ka perjetuar   dy aksedëntë rrugore.Për fat të mirë nga këto dy aksidëntë  bëhët e ditur se nuk ka patur  humbje të jetës së njerzve , kësisoj duhet theksuar fakti se  pranvera  serish ka filuar të skuqin rruget e   qyteteve dhe fshatrave, ndaj kerkohet me shumë pergjegjshmeri  nga drejtuesit e automjeteve ,por edhe me shume rregull nga policia rrugore.Paraditja e kësaj të prëmteje ka  sjellë   dy aksidënte   rrugore     ne rruget e Lezhës, keto ngjarje kanë ndodllur në një hapësirë të shkurtër kohre. Aksidenti i parë, sipas njoftimit të Policisë Lezhë:Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volksëagen ” me drejtues shtetasin Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.Drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Aksidenti i dytë, sipas njoftimit të Policisë Lezhë:Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.Drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.Gjithësesi për fat të mirë , të dy këto aksidënte kanë përfunduar  pa  humbje jete njerzish.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.