Anton Kokaj:Malësia fitoj përballë shitblerjes së votave .

0
186
Të gjithë NE sëbashku, votues, anëtarësia dhe stukturat tona të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, sapo kaluam një beteje jo të lehtë politike.
Është bërë i zakonshëm falenderimi, por realisht kjo fushatë dhe rezultati që morëm në Malësi më bën që me përulje t’i shpreh mirënjohje nga zemra secilit për punën e palodhshme, për përkushtimin dhe dedikimin në këtë mision që gjithë së bashku kemi marrë përsipër!
Malësia tregoi që pavarsisht shitblerjes, presioneve, skemave korruptive, kriminalitetit, përdorimit të të gjithë arsenalit shtetëror, NE mund t’ja dalim. Ne mund ta fitojme këtë luftë, duke qenë shembull !
Në krye të kësaj beteje kishim rininë tonë, që i dha frymë, temp dhe dëshirë fitoreje ekipit, duke ja dalë me shumë sukses! Kjo është lufta jonë për fëmijët tanë, por kur i kemi krah për krah, për ne çdo gjë bëhet më e lehtë!
Gjithashtu dua të falenderoj edhe dy kandidatët që krijuan frymë qytetarie dhe shprese që të mos kishim thjesht rotacion, por një ndryshim real për Malësinë tonë!
Ndryshimi do të vijë, ne do të luftojmë për të! Kemi humbur beteja, por luften nuk e braktisim. Për fëmijët tonë, për familjet tona, ne do jemi në ballë të kësaj lufte me të keqen!
Ne do të triumfojmë, të gjithë bashkë do ja dalim!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.