FJALA E LIRE E VARUR TEK “PARTIA” APO … FALLCITETI I RADHES?

0
230

Kujtesë  për realizuesit dhe projektuesit e projekteve  të kësaj natyre ,. Fjala e lirë  , për media të lirë  kerkon aktoret real   , dhe jo fiktiv… Pra median dhe jo …pushtetin …

Thirrje për anëtarësim: Koalicioni “Bashkë për Fjalën e Lirë”

Liria e shprehjes dhe e drejta për informim janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, që sigurojnë funksionimin e shtetit të së drejtës, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë.Roli i medias është thelbësor e i patjetërsueshëm në mbrojtjen dhe realizimin e këtyre të drejtave.Në këtë kuadër Qendra Europiane, Shoqata Gruaja tek Gruaja dhe Këshilli Shqiptar i Medias shpallin thirrjen për anëtarësim në Koalicionin “Bashkë për Fjalën e Lirë” në qarkun e Shkodrës.Ky Koalicion ka qëllim të mbështesë pavarësinë dhe profesionalizmin e mediave vendore dhe fjalës së lirë, duke angazhuar:

  1. Gazetarë;No photo description available.
  2. Organizata jofitimprurëse;
  3. Aktivistë të vijës së parë;
  4. Të rinj aktiv në fushën e demokracisë dhe të drejtave.Koalicioni do të advokojë mbi pavarsinë e medias, pluralizmin, barazinë gjinore dhe garantimin e lirisë së shprehjes.  Ky koalicion do të jetë një bashkim vullnetar aktivistësh, organizatash jofitimprurëse dhe/ose rrjetesh, me anëtarësi apo pa anëtarësi, i cili do të konsistojë në një grupim të lirë të llojit të forumit qytetar, që nuk ndjek qëllime fitimi dhe është i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që punojnë për realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Anëtarët e tij funksionojnë si njësi të pavarura, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet në fuqi.Për këtë, ne shpallim thirrjen për anëtarë nga qarku i Shkodrës me veprimtari të spikatur në fusha që përputhen me qëllimin e Koalicionit, të cilët mund të japin kontributin e tyre në realizimin e këtij misioni duke shprehur interesin me anë të:CV së tyre,May be an image of outdoors
  1. Një letre interesi ku paraqiten motivet e anëtarësimit.Kjo nismë zhvillohet në kuadër të projektit “Media e pavarur për një qeverisje demokratike”, zbatuar nga Qendra Europiane, shoqata Gruaja tek Gruaja dhe Këshilli Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

#Koalicioni

#Mediaepavarur

#Demokracivendore

#LevizAlbania

#QendraEuropiane

#GruajatekGruaja

#KeshilliShqiptariMedias

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.