Motra e vogël e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un bëri histori të premten në një vizitë të paprecendtë në Korenë e Jugut gjatë ceremonisë së hapjes së lojërave Dimrëore Olimpike 2018.
Kim Yo Jong mendohet të jetë një nga ndihmëset më të besuara të vëllait të saj, dhe në ceremoni shfaqet e buzëqeshur para se të takohej me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.Ajo bëhet gjithashtu anëtarja e parë e dinastisë Kim që viziton Korenë e Jugut që nga lufta koreane.