Falenderimi ,M.Madhe ish Kandidati/Isa Ramaj:E gëzofshi vazhdimësinë e një sundimi!

0
564
Të dashur malësorët e Malësisë së Madhe!
Në një garë elektorale zgjedhjesh vendore për kandidatët ashtu si humbja dhe fitorja përjetohen me emocione. Natyrisht humbja më shumë se trishtim, sjell zhgënjim, por dhe kërkon reflektim. Ndërkohë që fitorja të përfshin në entuziazëm.
Ndaj unë Isa Ramaj, ish-kandidati për kryetar bashkie në Malësi të Madhe, në këto tre ditë qetësie dhe reflektimi kam krijuar bindjen që edhe humbja kur është dinjitoze, ka pozitivitetin e saj. Ndaj pikë së pari dua të falenderoj, dhe iu përulem me respektin më të madh afro 7000 votuesve malësorë që besuan tek unë dhe më votuan.
Falenderoj edhe ata votues që votuan kundërshtarin tim politik, sepse klasës politike i dhanë një “leksion” politik. Një falenderim të veçantë kanë familja, njerëzit e mi të afërt, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, demokratët e vërtetë të cilët i pata në krah gjatë tërë kësaj fushate. Sigurisht që një falenderim zemre meriton rinia demokrate e cila ishte dhe mbeti suporti dhe mbështetja ime më e gjallë dhe më e sinqertë, duke mos u larguar për asnjë moment. Natyrisht që edhe deputeti Ramadan Likaj meriton nga unë respektin dhe mirënjohjen për mbështetjen e treguar gjatë kësaj fushate elektorale.
Vëllezër dhe motra malësor pa dallim bindje politike, ju shpreh mirënjohje për qetësinë e treguar gjatë këtij proçesi. Nuk më mbetet asgjë tjetër, veçse t’iu them: E gëzofshi vazhdimësinë e një sundimi!
Me respekt,
Isa Ramaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.