FABRIKA E ÇIMENTOS

0
Nga: Lukë Luka
(Shkodra te ban krenar per çdo gja te saj, te kalume dhe te tashme, me historine e ngjarjet e ndryshme)
Ne hymje te Shkodres, sapo kalon uren e Bahçallekut, te bje ne sy prej larg, si nji pikture pejsazhi, Fabrika e Çimentos, vendosun ne rraze te Taraboshit, afer vendit ku fjokohen (si ne nji bishtalec) moter e vella, Buna e Drini!
Mbas shume peripecishe e ndryshimesh, fabrika e filloj aktivitetin tuej ble aksione prej shoqnise anonime te çimentos “Portland”, prej disa tregtareve shkodrane, te cilet u bane aksionere me inisiativen e industrialistit Fasli Ademi, qe investoj si fillim 100 mije franga ari.
***
Tregojne ne Shkoder, se kur projekti e dakortesija ne mes aksionereve ishte e plote, njeni prej tyne shtroj pyetjen:
– Po kur mali i Taraboshit do te mbaroje, ku do ta çojme fabriken?!…
(Kjo pyetje u shoqnu me gaz e te gjitheve iu mbushen syte me lot prej te qeshunave e humorit qe shoqnoj diten e inaugurimit, 24 prillin e vitit 1930 !..
***
Me kete rast ,u ba nji ceremoni madheshtore me pjesemarrje te shume qytetareve e nji numer personalitetesh, nder te cilet i ftuem ishte edhe Pater Gjergj Fishta, (zemer gjane e shpirtmadh)!.
Simbas tradites te gjithe vizitojne ambjentet e mbrendshme te fabrikes e punen qe sapo kishte fillu.
Ketu ndodhi nji incident i vogel. Pater Gjergjit, nji rrote ne levizje ,i kape valadonin, qe per pak mund te perfundonte keq…! Por Zoti e pshtoj, me pak damtime, poetin e madh!.
***
Ne banket ishte edhe Hetoja i Molla Sylos, bejtaxhi e humorist shkodran. Ishte nji figure e dashtun per njerezit.I linte kudo respekt vedit me sjelljen e keshillat e tij!..
Fishta per te largu shijen e hidhun qe la aksidenti e per te kriju humor, i drejtohet Hetit, te cilin e kishte mik, me kete bejte:
– Ti me vjersha je i pare,
shpirtin tone na amelson!
Humori yt s’paguhet me ar,
as peshohet me kandar!..
Heti i pergjigjet aty per aty :
– Per ty soj te shkon urtija.
Babe e gjysh i ke pase me name.
Sido te sillet Shqypnija,
vendin tand s’ka kush me e xane!..
***
Sot Fabrika e Çimentos si dhe fabrika tjeter e cigareve “Taraboshi” ( Te dyja identitet i Shkodres se lashte), e cila bante nji reklame tipike shkodranishte me humor: “Te ka ba nana sarahosh, pi cigare Tarabosh”!
nuk punojne ma dhe ka mbaru aktiviteti i tyne!
Por , profecia e Hetit te Molla Sylos, thane me bejte, u ba realitet: “Fishta e vepra e tij, rron e do te rrojne perjete”!
Pamje e fabrikes dhe ambjentit per rreth ne vitet 1930 !..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.