EJ… KU JE… ALI PODRIMJA…TI NA QËNKE URA NË HESHTJE …!!!

0
321

Pregaditi: Drinalda Culaj  -Vlorë

Ali Podrimja. U lind në Gjakovë më 1942.Mësimet e mesme i kreu në vendlindje.U përjashtua nga shkolla në klasën e maturës për shkak të poemës “Hija e tokës”.Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Prishtinës për gjuhë shqipe dhe letërsi.Njihet kryesisht si poet me vëllimet “Thirrje”(1961),”Dhimbje e bukur”,”Sampo”,”Torzo””Hija e tokës”,”Credo”,”Zari”,”Buzëqeshja në kafaz”,”Në bisht të sorrës”(1993),etj.

Ura e Artës

Ti na qenke ajo ura që në heshtje të vdekshme
Të kohëve të serta kënduar të ka im atë
Bjeshkëve të Namuna e krahasuar me Urë të Shenjtë
Urë moj Urë e Artës

Deri te guri yt i latuar nga mjeshtrit epirotas
Udhë bëra vite e vite
Po Hamzë Podrimja nga Gjakova ku arriti
Urë moj Urë e Artës

Lumit tim sa vjet i duhen
Nëpër ty të kalojë me një lulëkuq në dorë
Apo historia jonë shtangu në sqep korbi
Urë moj Urë e Artës

Me një krah në qiell me tjetrin në mishin tim
(Artë,1986)
———————————————

Vetëm ose Hamlet i sëmurë

Pak po më jep,jeta ime,
e tepër po lyp nga Unë.

Të të jap s’mundem më tepër,
se sa të të ngre në këmbë.

S’mundem më tepër se sa të të jap emër,
se sa të të mësoj të ecësh

kah e vërtetë,kah njerëzit,

se sa kohën time për ta falur,

durimin e gurit,zjarrin,kaltrinë.

S’mundem më tepër të të jap
e ti tepër po lyp nga Unë.

Në mes të verbërve vetëm jam,
në mes të hijeve,perëndive.

Vetëm para vetvetes e hapësisë e murit,
para dashurisë e urrejtjes vetëm.

Po ti tepër po lyp nga Unë
e pak po më jep,jeta ime.

O Hamlet,o Hamlet,po vijnë
mjekët me mantele të bardha,

me mantele të zeza po vijnë,
për të të shëruar,kokë e pafjetur e botës.

Ali Podrimja

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.