E di , më do për vete…!

0
154
Përvete…!
E kam të qartë që më do përvete…
Sa shpesh herë mundohem të të zbërthej
Fjalët, që sa herë t’i kam kërkuar
Të m’i thuash, kur më mbështet!
Edhe pse mbështetur në ty jam
Dhe aromën e parfumit tënd, erë mbaj
Sa më vjen të të shtrëngoj kaq fort
E kaq fort po më merr dhe ti në krahë!
E di që herë herë më je lutur të të afrohem
Dhe ndonjëherë dhe unë neglizhoj e largohem
E di që sa herë kërkon të më puthësh
Unë kërkoj sa herë nga ty të më flasësh!
Të më flasësh me përkëdheli fjalët që i dua
Ashtu siç më përkëdhel mbështetur në ty
E ashtu dua të të shoh në sy e në buzë , dua
E unë mbështetur në ty në ty , duke dhënë dashuri!
Të dua në fjalë ,në puthje ,në ndjenja e në vargë
Të dua e dhe kur s’je afër me mua e më mungon
E dhe kur unë mungoj nga ty e jam larg
E pastaj e pastaj ,më afron me kaq shumë për mall!
Ti e di dhe të kam thënë një jetë
Një jetë nuk do më dali duke qënë pramë
Sa herë një ëndërr shikoj me dashuri
E sa herë zgjohem e në krahë teje më gjen sërish!
Amerikë,5.11.2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.