DUA T’NJIHEM ME 50-tshen…+

0
287

Tani kur  kanë mbetur edhe pak ditë , dhe do dalin në dritë  vllimi me poezi  satirike i autorit   të talentuar Xhuljo Ndreka , si gjithënjë revista “Fjala” , duke marrë persipër  pregaditjen për botim të këtij libri, herë pas here sjellë   për lexuesin disa  nga poezit e satirës së këtij autori.Këto poezi janë aktuale   në ditët që po jetojmë, ndaj  dhe në këtë zymtësi që kemi, na  bëjnë të buzëqeshim fortë.  Faleminderit Xhuljo!

NGA:XHULJO NDREKA

KAM VËNDOS…

Jam një djal, një djal zeshkan,

Kam tok boll se rri n’juban,

Kam vendos me vu duhan.

E m’ka than Nardi axhs Ndrec,

Vene Xhul se ishadha t’hec.

Kjo fjal asht taman me u than,

Se duhan tash po pijn tan.

Kush e nis s’mundet me e lan.

Jo veç burrat, por edhe grat,

Nga nji paket e pijn për nat.

Dy-tri vet e kater shoku.

Si me pre pare me troku.

Se vet veten hiq qyqari,

Me kaq lek blen zingjit arit.

Me i rujt ka dy-tri per dit,

Najhere veten e qet n’drit.

 

50-tshe COPË

Qysh se doli ne kete dyrnja,

Ala bojen s’ja kam pa.

Asnjëherë nuk di me u ngop,

Kam fiksim 50-tshen cop.

Ky asht leku ma i pa pam,

Per ksi paresh jam i tham,

Per ksi leksh jetoj me madh.

Durt e mija i prekun rradh.

VESHTIRË

S’di ç’kuptim ka jeta,

Pa ty tash që mbeta,

Qenka e vshtir,

Me te than lamtumir,

Per mu s’asht e leht,

Por keshtu deshe vet,

Une andërr t’kam pas,

E ti me le tuj plas,

Por kjo ka me kalu,

Me duhet me te harru.

MOS E SHIT…

Hypa  në maje t’plepit

Me t’pa ty o njeri

I bana me dorë  deputetit

Fill me te rash n’dashuri

Të jap votën i premtova

Se çka I bana I shkreti vetit

As un  mirë nuk e di

Diçka t’vogel I kerkova

 Thas nuk flas  me njeri

Vota nuk shitet,mund t’ndrrohet

Me një pësëdhjetshe e Kuptova.

SI  NË PARLAMENT

 Ajo me tha

Mos u bëj për gjynah

Eja bashkë  të rrimë

Ti je si padishah

Un si kanarinë

Hidhu pra dhe voto

N’parlament dhen’dashni

Jemi njesoj , ti mos harro

Hillu pra nem 5o-tshen dhe voto…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.