Dritëro Agolli kjo figurë historike e Kombit Shqiptarë

0
1071
Përgatiti : Anila Ahmataj 
Një vit pa Dritëro Agollin , poetin e tokës dhe njeriut .
Shkrimtari Nase Jani shkruan për Dritëro Agollin : Mbeti si mali i Tomorrit , që pret borë , shkrin borë e gjithë shekujt mbetet Tomorr . Dritëro Agolli ftoi njeriun , që të bëhej njeri . Ftoi të çndershmin që të bëhej i ndershëm . Ftoi të sotmen që të ishte e ardhmja . Ftoi të djeshmen që të mos harrohej . U kujtoi shqiptarëve se Shqipëria e ka emrin Shqipëri dhe se kanë një festë flamuri dhe një festë gjaku të patradhëtuar … Një aktivitet në nderim të Dritëroit , organizuar nga Kryetari i Shkrimëtarëve dhe Artistëve të Klubit “Drita” Nase Jani në bashkëpunim me familjen e Dritëroit në ambientet e Muzeut Kombëtar nga ku do të përkujtohen veprat dhe arti i Dritëro Agollit . Një aktivitet , i pari ky për një figurë historike që realizohet pas ndarjes nga jeta të njërit prej artistëve të Kombit Shqiptar . Ju ftojë të nderojmë këtë figurë historike . Në datën 4 Shkurt ora 11:00 Muzeu Kombëtar Tiranë.
Ftesë : 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.