Doktoreshë Dorina në“Kuvendin tone te grave e vajzave mirditore”

0
Sot zgjodha tju sjell doktorreshe Dorinen ne “Kuvendin tone te grave e vajzave mirditore”
Dorina Zef Shqalshi mjeke radiologe ne spitalin Salus ne Tirane e dipllomuar e specializuar per radio- diagnostike ne Universitetin e Udines Itali.
Lektore, autore dhe pjesmarrese ne kurse dhe kongrese te rendesishme ne sektorin e shendetesise.
Nje vajze e thjeshte e nje zemer e madhe.
Dorina na thuaj dicka rreth vetes …
Kam lindur ne qytetin e vogel dhe te dashur per mua te Rubikut. Kam studiuar ne shkollen 8 vjecare dhe ma pas ne shkollen e mesme industriale ne te njejtin qytet…e lidhur me origjinen me pak fjale. Kam qene gjithmone nje karakter studioz, e lidhur me teper me lendet si matemtika, fizika , kimia ,por me nje dashuri te vecante per letersine, asaj bote pa kufij dhe me horizonte qe e kapercejne limitet e realitetit. Te them te drejten nga gjithe keto lende kam nje kujtim te bukur e plot “ngjyra” te mesuesve te mi te ketyre lendeve. Nje falenderim i thelle per perkushtimin qe kane patur jo vetem ne mesimdhenien, por per dashurine qe kishin per lenden e tyre. Kam qene gjithmone karakter pak sportiv, por jo kunder sportit. Babi im adhuron sportin dhe me ka edukuar me rendesine e tij. Pastaj koha e limituar na detyron te kemi nje prioritet mbi pasionet.
Dorina zgjedh te studioje mjeksi ti ke qene nje nxenese ekselente pse pikerisht kte fushe?
Ishte endrra ime qe kur kam qene ne 8 vjecare mund te them…nje deshire e madhe per t’iu bashkuar ketij profesioni e misioni….ishte endrra ime qe familja ime me ndihmoi ta beja realitet.
Nuk ishte zgjedhje…ishte vazhdimi i nje endrre.
Ti studiove ne Itali dhe u ktheve ne Shqiperi te punosh si mjeke ne vendin tend … pse?
Qe diten kur kam ikur dhe ne te gjitha zgjidhjet e zgjedhjet mia asgje nga keto nuk e ka perjashtuar Shqiperine.
Jam larguar me besimin dhe bindjen qe do kthehem, kam bere zgjedhje me bindjen qe do isha nje dite pjese e realitetit Shqiptar, pa ditur kur dhe si.
Ndaj diten qe mu dha mundesia te rikthesha ne token e rrenjet e mia…nuk e mendova dy here.
Dorina profesioni i mjekut eshte nje profesion mjaft impenjativ .. si arrin te kombinosh kohen per djalin tend ?
Cfare mami eshte Dorina?
Jam lumturisht mami Dori…edhe pse ne fakt me shpesh Dori se mami Dori sepse im bir Patrik me therret me shpesh Dori.
Jam nje mami qe perpiqet te gershetoje mire familjen e punen..
Perpiqem te jem nje mami ne cilesi duke qene koshiente se nuk jam nje mami ne sasi….
Dorina nje mjeke pike referimi per shume njerez?
E them me bindje se sapo te kemi nje problem menjehere ne mendje me vjen Dorina po kjo jo vetem mua por shume si mua.
Fatmiresisht jemi nje realitet ku mjeket e mire nuk mungojne. Kjo fale mundesive te panumerta per edukimin ne vend e jashte tij.
Perpiqem me gjithe forcat dhe energjite e mia ti jem prane pacienteve te mi…
Dorina cfare keshille ke per studentet shqiptar qe studiojne jashte?
Te jene te vendosur e te mos braktisin endrrat e tyre. Cdo person i edukuar ndryshe eshte nje pasuri intelektuale per te gjithe…as me mire as me keq…por sjell nje fryme te re ne realtitetin shqiptar. Personalisht mendoj se ne toke huaj “dimri” eshte me i ftohte…por ne na mban grohte endrra e “verimit” ne token tone. Duhet te qendrojme te forte per te realizuar endrrat tona.
Dorina si gjithmone modeste e fjale pak, kush te njeh e di mie se je nje person qe jep shume nga vetja, jep profesionalizmin jep sigurine e nje mjekje tashme te kondermuar edhe pse mosha eshte e re, jep shpirtin tend human.
Ne fakt kjo interviste per mua ishte e kenaqesise se vecante per shume arsye.
Dorina te uroj shume suksese ne misionin tend te shejte, e te uroj cdo te mire per familjen tende.
Te falenderoj shume qe ndave me ne kto emocione.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.