DITA BOTERORE E MEDIAS, FTESE GAZETARVE PER TE”DALE” NGA KAZANET

0
300

Sot  në ditën botërore të lirisë  së shtypit, të gjithë duhet të bëjmë një pyetje vetës. Sa të lirë , në kontekstin e gjërë të fjalës  , jemi në  gazetaret dhe punojsit e shtypit të shkruar dhe medias audiovizive?Natyrisht perjashto servilet, të shiturit  dhe të shtypurit  qoft nga pushteti apo b isnesi “hileqar”  , të tjeret e ndjejnë mungesën e lirisë.të sjellim në kujtësë gjithë këto ditë, të luftës me koronavirus, tre instucione kanë qënë në ballë të kësaj lufte, pra  në front, policia, mjeksia dhe   gazetaret, nese mjekët  qauhen heroi e policët trima, po gazetaret…. nuk po thëm persëri  punojs “kazanash”, por më të perçmuarit dhe të pa vlersuarit.E pra  beteja për të fituar  luftën me koronavirus , nje ditë  edhe do pderfundojnë, ndersa  beteja për të fituar lirinë, për të mos qëne punojs kazani, me  rrogat  më të vogla së  të   fshesarve, gazetaret duhet dhe me siguri do vazhdojnë  betejen e  luftës per lirin e medias.Natyrisht vetëm me nje qdellim dhe  betim, mos  me u perfshi në tepsinë e  çdo lloje pushteti , se perndryshe, nuk do jen më gazetar , por analist  të “mençur” neper studio, një palë per  rilindjen , tjetra per  braktisësit e  kuvendit dhe …Gjithësesi , deklerata e presidëntit të Republikës   z, Ilir Meta , duket një dritë e vogel  jeshile  në tunelin e errtë…

MESAZH I  PRESIDENTIT  NE DITEN BOTERORE TE LIRISË SË MEDIAVE

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen sot lirinë e medias në Shqipëri të përkeqësuar në krahasim me disa vite më parë, sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.Ndarja preferenciale e reklamave publike, financimet jotransparente të bizneseve private, kufizimet dhe presionet e drejtpërdrejta apo të tërthorta, janë bërë shkak që të kemi më pak gazeta se një vit më parë.Pasojat e paralajmëruara të paketës anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”, si dhe krizat e njëpasnjëshme të tërmetit dhe COVID-19, po e thellojnë regresin, duke i detyruar botuesit aktualë të bëjnë përpjekje të sforcuara për të mbajtur ende në treg median në print, që po rrezikohet seriozisht.Gazetarët vetë raportojnë se kushtet e tyre të punës, informaliteti, çensura dhe autoçensuara janë në nivele të papranueshme.Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë dhe kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut. Veçanërisht mbrojtja e lirisë së shprehjes në kohë pandemie, siç thekson edhe Këshilli i Europës, ka një rëndësi jetike.Duke ndarë të njëjtat shqetësime me organizatat botërore të gazetarëve dhe duke shprehur solidaritetin tim me të gjithë komunitetin e medias në vendin tonë, që duhet ndihmuar seriozisht në këto momente të vështira që po kalojmë, nxis dhe inkurajoj gazetarinë e lirë e të pavarur që pyet, kërkon përgjigje, investigon dhe flet në emër të opinionit publik, që mbron dhe është zëdhënëse vetëm e interesave të tij.Për Shqipërinë, aspirante për anëtare në Bashkimin Europian, regresi në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias është i papranueshëm.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.