DISA MENDIME PËR LIBRIN GJURMIME HISTORIKE NË RRËNJËT KOMBËTARE TË HISTORIANIT GJON  FRAN  IVEZAJ !

0
651

Nga  NDUE  BACAJ *

Libri me titullin domethënës Gjurmime  Historike në Rrënjët Kombëtare , të historianit malësor prof.Gjon Fran Ivezaj , nuk është libri i tij i parë plot “afshë” atdhedashurie me vertetësi historike që ka trajtat e një pune të mirfillte studimore-shkencore. Historiani profesionist Gjon Fran Ivezaj është autor edhe i dy librave të tjerë me titujt: “Copëza historie kombëtare” dhe “Fisi Ivezaj në rrjedhat e historisë”- studime historike. Prof. Gjoni të parin libër me modesti e quan copëza të historisë , ato në fakt nuk janë copëza , por fletë të mëdha të memorizimit të historisë sonë.  Ndersa libri i dytë i tij ndonse në titull duket se i kushtohet fisit të tij të madh për patriotizem e shqiptari fisit të Ivezajve së Grudës me në krye  flamurtarin famëmadh  Smajl Martini, në fakt ky libër perveçse memorizon e perkujton veprimtarinë patriotike shqiptare të këtij fisi, burrave dhe burrneshave të tij,  libri tregon se ky patriotizëm e kjo shqiptari e fisit Ivezaj ka qenë e kordinuar e bashkuar me fise , flamurë e male të Malësisë Madhe e më gjërë, duke na kujtuar sentencen popullore trimi i mirë me shokë shumë, me shokë të shqiptarisë për të cilen nuk kursyen as jetën… Por prof. Gjon Ivezaj nuk është mjaftuar me kaq , pasi ai është autor i dhjetra kumtesave, refereateve , ligjeratave , shkrimeve dhe publikimeve të herë pas hershme në media dhe evenimente të ndryshme disa nga të cilat i gjejmë në librin Gjurmime  Historike në Rrënjët Kombëtare –(Shënime historike)…

DISA MENDIME  PËR LIBRIN GJURMIME HISTORIKE NË RRËNJËT KOMBËTARE .

Libri Gjurmime  Historike në Rrënjët Kombëtare të prof. Gjon Ivezaj është frut i një studimi serioz dhe shkencor disa-vjeçar, i këtij historiani profesionist e të palodhur që flenë , zgjohet dhe jeton me merakun e gjurmimit , studimit e memorizimit të historisë sonë, dhe atyre patriotëve të vertet që kanë lënë gjurmë të pashlyera në rrugëtimet historike dhe heroike në sherbim dhe në mbrojtje të shqiptarisë dhe trojeve etnike shqiptare… Sapo unë lexova këtë libër që me modesti autori e vlerson në nivelin e shënimeve historike , mua më  duket shumë më shumë se kaq. Libri, Gjurmime  Historike në Rrënjët Kombëtare,  më ngjason jo pak me një Wikipedi (sigurisht për temat që  trajton) , ndaj mendoj se e ka të nevojshme ta kenë e lexojnë çdo shqiptar, e veçanarisht ata që halli i ka detyrua të jetonë në dhena të huaja, siç ka detyruar edhe autorin e këtij libri… Historiani Gjon F. Ivezaj prej vitesh jeton fizikisht në tempullin e lirisë e demokracisë , në SHBA, në mesin e një  shoqërie të konsumit, luksit e modernizimit , të cilat kanë “prishur” jo pak shqiptar, por prof.Gjon F. Ivezajn kurr, e këtë e tregon puna dhe vepra e tij e cila na dëshmon se Profesori me zemër,  shpirtë e mendje jeton gjithnjë në trojet etnike shqiptare, që na i kanë lënë amanet brez pas brezi të parët tonë… Libri perveç një parathënie interesante të Dr. Anton N. Kani-t hapet me studimin më voluminoz  të librit (35 faqe) me titullin ; Studime Ilire mbi perhapjen e fiseve Ilire në Ballkan. Prof. Gjoni me një analizë të hollsishme dhe të argumentuar tregon shtrirjen ku kanë banuar fiset Ilire në gadishullin ballkanik të pakten që në shek.X para krishtit , apo të pakten 17 shekuj më perpara se të zbrisnin nga Uralet jamanxhinjët sllavë, zollumqarët më të mëdhenjë të trojeve tona… Ky studimi i z.Gjon Ivezaj është i bazuar në dokumente e shkrime të autorëve antik dhe të autorëve të shekujve e kohëve të më vonshëm, si dhe në zbulimet arkeologjike , në kulturen,  në trashigiminë dhe toponimet e ndryshme iliro-shqiptare. Trashigimi e toponime  që kanë mbërritur deri në ditët e sotme, edhe pse mbi keto troje Ilire kanë vershuar turma të “arinjëve” sllav të Uraleve  . që preken këto troje së pari si turma mjerimi , (pas shekullit VI mbas krishtit) , e më vonë si shtete kompion të shovinizmit. Libri vijon me studimin me tirull : Pavarësia e Shqipërisë dhe trojet Shqiptare. Studimin i  prof.Gjonit  është shumë më i gjerë se “titulli” pasi lufta dhe perpjekjet për liri e pavaresi të trojeve etnike Shqiptare  fillon shumë më heret se vitet 1911-1912 , vite që ringriten peshë ëndërren shumë shekullore të pavarësisë e Lirisë. Këtu autori na kujton momente të lavdishme të kohës të Gjergj Kastriotit Skenderbe , të Lidhjes së Prizrenit, Lidhjes së Pejës , Kongresit të Manastirit , kryengritjes  antiotomane të Malësisë  Madhe 1911 e më gjërë , kryengritje që nën udhëheqjen e trimit atdhetar Dedë  Gjon  Luli çoi në ngritjen e Flamurit Kombëtar në Deçiq pas 432 viteve “mungesë”, si dhe  Kuvendin  e Greçës, që i parapriu shpalljes së pavarësisë me 28 nentorr 1912 nga Vlora, me protagonist patriotët e njohur Ismail Qemali , Dom Nikollë Kaçorri, Luigj Gurakuqi , Isa Boletinin e tjerë. Këtë kumtesë historiani Gjon Ivezaj ia kushton 101 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë , të cilen e “shoqëron” me një faksimile  të deklaratës  së pavarësisë dhe hollësi të tjera… Libri vijon me dy shkrime që u kushtohen dy evenimenteve në Malësi me titujt:  Koja e  Kuqit duke ngritur permendoren për Engjellin e Mirësisë Shën Nënë Terezen  ka lartësua emrin e vet, dhe  Engjëlli i mirësisë , Shën Nënë Tereza lartëson emrin e popullit shqiptar. Më pas në faqet e librit zë vend studimi : Krishterimi dhe Arqipeshkëvia  të Tivarit ndër shekuj. Studimi paraqet një histori të shkurter të perhapjes së Kristianizmit në trojet Iliro-Shqiptare , të Arqipeshkëvisë si dhe të dhëna hierarkësh kishtar,  famulltarësh  e tjerë. Arqipeshkëvia e Tivarit ka qenë ndër qendrat fetare e shpirtërore më të hershme , më të mëdhaja dhe më të njohura ndër shqiptar e më gjërë. Mjerisht nga kjo histori sot në shek.XXI ka mbetur fare pak… Në libër , Prof.Gjon Ivezaj një kumtesë të veçantë i kushton malit të Shkrelit , me titull: Banorët, Kisha dhe Historia  e Shkrelit ndër Shekuj. Për të mos u zgjatur me këtë kumtesë  që “fletë” jo pak që në titullin e saj , dua të them se këtu perveç historisë së kishës ka edhe histori banorësh e trimash atdhetar si Kaçel Doda e Kërni Gila (heronjët e Vraninës) , Marash Dashi (Vata) , Bec Patani, Tomë Nika e tjer…Historiani Gjon Ivezaj një kumtesë interesante në libër i kushton edhe fisit të njohur të Gjurashajve të Trieshit , Trieshit dhe bijëve të tij krenarë. Kumtesa permban një histori të Trieshit , emra familjes , patriotësh e deri hierarkësh të kishësh katolike, simbole të binomit Fe dhe Atdhe si Patër Andrea Luli (Gjurashaj) e tjer… Libri vijon me një ndër gjurmët e mëdha të ketij gjurmimi , me kumtesen me titull: Heroit Kombëtar i pavdekshëm i të gjitha kohrave Gjergj Kastrioti (1405-1468). Një kumtesë interesante prej 15 faqesh , por që thotë shumë më shumë se një libër… Në libër prof.Gjoni ka portretizuar mrekullisht bajraktarin (flamurtarin) e Selcës së Kelmendit Mark  Toma Pllumaj. Së bashku me një histori atdhetare të Kelmendit , historian ka kujtuar edhe emra të tjerë patriotësh , shokë të atdhetarisë të flamurtarit Mark Toma e tjer… Fill pas këtij portreti në libër i kushtohet një shkrim interesant studimor Kishës së Madhe , ose Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër… Autori si njohes i mirë i historisë së Grudës së Malësisë Madhe dhe burrave atdhetar të saj , neprmjet një historie të ketij mali  portretizon edhe trimin atdhetar Prekë Uli të fisit Gjokaj, të ketij fisi që nuk prajti së linduri e rrituri shqiptar atdhetar , trima e të urtë si Baca Kurtin e dhjetra të tjerë, që ndonse unë nuk po ju a citoj emrat , ata janë të memorizuar nga autori Gjon Fran Ivezaj, i cili mbas ketij portreti me penden e tij portretizon trimin dhe patriotin e kombit shqiptar Baca Lulin Ivezaj. Historiani Gjon Ivezaj në vijim të studimeve të tija në librin ; Gjurmime  Historike në Rrënjët Kombëtare, shkruan shënime nga historia  e  Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës në New York. Këtë shenim autori e hap më një thenie të famulltarit të kësaj kishe Dom Pjetër Popaj , thenie që tregon shumë , ndaj unë ndër të tjera mendova të citoj: “…Kjo kishë shpreh edhe dashurinë për atdhe , sepse në të perveç fesë , ruhet edhe kultura e gjuha shqipe që janë themelet e një kombi. “Bashkëngjitur” me shënimet për historinë e kishes në New York në këtë libër mësojmë edhe historinë 40 vjeçare të grupit  artistik Rozafat të New Yorkut. Si historian profesionist Gjon Fran Ivezaj i  ka kushtuar një vend të rëndësishëm me Shënime Historike disa Kapedanëve të Mirditës pa të të cilët historia e luftës e qendresës në mbrojtje të binomit Fe dhe Atdhe do të ishte tepër e mangët…Prof.Gjoni nuk mund ta mbyllte këtë libër pa  shkruar diçka për Shkodren që e mrekullon… , për kryeqytetin famëmadh të Ilirisë , për djepin e kulturës dhe patriotizmit shqiptar. Ky studim për të mos u zgjatur është një Wikipedi në vehte për historinë rreth 2400 vjeçare të Shkodrës, që ndër shekuj ka qenë “Dielli” që u ka ndriçuar rrugen e atdhetarizmit patriotëve malësor e shqiptar , por edhe u ka verbuar sytë shovenëve fqinjë që për shekuj shihnin ëndërra, që me luftë e krime u munduan t’a bënin zhgjëndërr të tyre Shkodërlocen… Libri mbyllet me një curricul-um të autorit prof.Gjon Fran Ivezaj , i cili me këtë libër (që nuk do të jenë i fundit, por edhe tjerë më perpara), me titull : Gjurmime  Historike në Rrënjët Kombëtare, nuk ka bërë vetëm gjurmime historike , por ka lënë edhe gjurmë të pashlyera në historinë e shkruar kombëtare shqiptare… Në mbylljes të mendimeve të mia për librin dua të them se historiani Gjon Fran Ivezaj nuk e ka ngarkuar shumë me referenca librin e tij , por ka “shfrytëzuar” mjeshterisht e profesionalisht njohuritë e tija të thella e të gjëra që ka për studimet e historinë…

*Voo: “Fjala” e mbajtur në promovimin  e librit, Gjurmime  Historike në Rrënjët Kombëtare, Koplik me dt.08 gusht 2020.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.