E SHTUNA LETRARO – ARTISTIKE NË MALËSI TË MADHE.

0
637

REVISTA  ” FJALA”MBLEDH MENDIMTARËT MALËSOR  SËRISH NËN HIJEN E SHELQEVE PRANË BREGUT TË LIQENIT TË SHKODRËS.AKTIVITET KY PROMOVUES  DHE LANÇUES I KONKURSIT POETIK “TROKITJE”,KU DO JEPEN TRE ÇMIME ME EMRIN : “GJEK MARINAJ”

nga : Rita Shkurtaj

Ditën e shtunë me 08/08/2020 në Malësi të Madhe u organizua një takim letraro – artistik, i cili pati një jehonë mjaft të madhe, çka u vu re në pjesmarrjen e personaliteteve të pranishëm në këtë aktivitet.
Megjithse i projektuar prej kohësh dhe i shtyrë për shkak të pandemisë, ky aktivitet pati një rëndësi të veçantë jo vetëm për kohën që u realizua, por edhe për tematikat e larmishme që u diskutuan gjatë këtij takimi.
Në këtë aktivitet morën pjesë poetë, shkrimtarë, artistë, gazetare e intelektual të shquar, ndër të cilët nuk munguan as të ftuarit nga qyteti i Shkodrës e më gjërë. Të pranishëm ishin edhe instancat më të larta vendore, ndër ta edhe Kryetari i Bashkisë z.Tonin Marinaj.
Si kurrë më parë, në këtë takim kulturor u prezantua libri “GJURMË HISTORIKE NË RRËNJET KOMBËTARE” i autorit Gjon Frani Ivezaj pa prezencen e tij, çka i dha më shumë emocion diskutimit mbi këtë prurje, përmbajtja e të cilit ka një rëndësi të veçantë edhe për historiografinë shqiptare.
Prof.Gjon Fran Ivezaj me banim në SHBA është autor i disa librave historiko – kulturore.
I gjindur larg vendlindje së tij Malësisë së Madhe dhe i etur nga malli, patriotizmi, amaneti i traditave dhe dashuria për trojet e veta e nxisin të punojë pa u ndalur për të ndriçuar të vërtetat tona historike, aq shumë të politizuara nga akademia moderne bashkkohore, çka vihet re edhe në librin e tij më të ri me shënime historike dhe kumtesa të cilat e identifikojnë mjaft qartë atë egon e tij si hulumtues dhe studjues i përkushtuar.
Një studim me shumë vlerë do ta quaja këtë përmbledhje kumtesash dhe vëshgimesh mbi të vërtetat historike me zanafillë që nga antikiteti e deri tek aktualiteti i trojeve etnike Ilire, pasi autori përdor një stil shpjegimi dialektik duke i dhënë edhe qartësi e kënaqsi lexuesit sado amator të jetë ai.
Studime të cilat autori i mbështet mbi dorshkrimet e autoreve antik e deri tek ata të mesjetës së vonë, duke u dhënë kuptim kronologjik hipotezave që ngre në formë pikpytjejesh, ku dhe u përgjigjet me pohime shkecore, cungimit që historianët e politizuar vazhdojnë t’i vendosin historisë barriera pluhuri për interesa të ngushta vetjake.
Një tjetër aspekt kulturor që del në pah për lexusin është organizimi i vashdueshëm i shqiptarëve në mërgim për festa kombëtare, tubime e organizime të ndryshme kulturore, deri edhe në mbledhjen vullnetare të të ardhurave për t’i investuar ato kudo në trojet shqiptare.
Gjatë prezantimit të këtij libri nuk munguan diskurtimet e miqve, kolegëve dhe intelektualëve pjesmarrës, ndër ta Ndua Bacaj, Kadri Fikaj, Marash Çukaj, Prele Milani, Vlash Linadi,Life Hasaj,Fadil Hasmuja etj. të cilët e vlersuan shumë pozitivisht këtë studim dhe përmbledhje kumtesash vetjake të autorit, nëpër aktivitete kulturore të organizuara nga mërgimtaret shqiptar në Amerikë.
Vëmëndje të veçantë morën kumtesat që lidheshin me dy figurat e ndritura të kombit shqiptar, Skenderbeut dhe Nënë Terezës – Shënjtores së Kalkutës.
Me shumë emocion u mirprit edhe fjala përshëndetëse e autorit e përcjellë në rrugë virtuale për të pranishmit dhe lexuar nga aktori më i ri malësor Bujar Hoxhaj, ku veç falenderimeve të përzemërta shpjegoi edhe arsyen e pamundësisë së pjesmarrjes për shkak të pandemisë, në këtë takim mjaft të rëndësishëm për të.
Një tjetër tematike e rëndësishme e këtij takimi ishte shpallja e konkursit letrar “FJALA NË VARGUN POETIK TË MALËSORËVE” për çmimin “POETI GUXIMTAR” në nder të poetit të suksesshëm Gjeke Marinaj, i cili sfidoi edhe çensurën e hipnozës së realizmit socialist me poezinë “KUAJT”. Poezi të cilën e interpretoi për të pranishmit aktori i talentuar Bujar Hoxha.
Ky konkurs u mirprit mjaft mirë nga poetët malësor sa dhe u diskutua ta kthejnë atë në një aktivitet gjithëpërfshirës të përvitshëm.
Ky konkurs erdhi edhe si një indicje nga konkursi poetik virtual i realizuar mjeshtërisht nga poetja e mirnjohur shkodrane znj.Farida Zmijani pak kohë më parë, e cila ishte e ftuar speciale në këtë aktivitet, ku dhe i përgëzoi iniciatorët për këtë hap shumë të rëndësishën për kohën. Nëpërmjet konkurseve tha ajo: ne do zbulojmë jo vetëm numrin e krijuesëve, por edhe do nxisim poetët të rrisin cilësinë e tyre në krijimtari.
Një tjetër përshëndetje speciale për të pranishmit bëri edhe lahutari malësor, Rapsodi Jonuz Delaj me këngë folklorike, në të cilat spikasin fryma e patriotizmit dhe heroizmat e malësorëve të përjetsuar mbi tingujt e Lahutës, instrumentit të pavdeksisë bashkëshoqërueses së përhershme të malësorëve.
Me shumë pozitivitet u mirprit edhe prezantimi i znj.Lida Haxhia presidente e agjensisë turistike “LIDA – TREVEL”, e cila veç diskutimit dhe vlersimit mbi anën letraro – kulturore, foli edhe mbi turizmin, rëndësinë dhe resurset atraktive turistike që ofron Malësia e Madhe për turistët në këtë periudhë mjaft delikate në të cilën gjindemi.
Të gjitha këto tematika të përmbledhura në formë pyetsori nga organizatori Gezim Vucaj gazetar dhe korespodent i Tv. Koplikut e njëkohsisht drejtor i Revistës “Fjala” ia drejtoi numrit një në Malësi të Madhe, Kryetarit të Bashkisë z.Tonin Marinaj, i cili mbajti edhe fjalën përshëndetëse në emër të institucionit që drejton.
Me emocionet e rastit dhe rëndësinë e takimit, z.Marinaj përshëndeti organizatorët dhe të pranishmit, duke përgëzuar dhe vlersuar punën e shkëlqyer të autorit Gjon Fran Ivezaj. Nota vlersimi shprehu edhe për iniciativen e konkursit poetik, si dhe vëmëndjen e agjensive turistike në Malësi të Madhe, ku vuri theksin mbi nevojat e reklamimit edhe të turizmin kulturor, për të cilin u shpreh se është në nivele jo të kënaqshme.
Me atë tonacionin e zërit ku dëshirën e mbyt pamundesia u ndal tek një problem shumë i diskutuar ndër vite. Ndërtimin e Qendrës Kulturore, ku si asnjëherë tjetër u shfajsua me faktin se akoma nuk kemi gjetur një hapsirë publike të përshtatshme për ndërtimin e një godine me parametra bashkëkohor, çka la të kuptohet se vetë malësorët duhet të ofrojnë mundësi bashkëpunimi për ta siguruar këtë hapsirë teritortiale, diku në afërsi të qëndrave të mëdha të banimit në Malësi.
Me diskutime të lira të shoqëruar me pije freskuse e jo vetëm e duke shijuar ushqimet e servirura nga Bar-Restorant “Rubens” në kokteil e shtruar enkas për të pranishmit u mbyll edhe ky aktivitet mjaft i vlefshëm kulturor në Malësi të Madhe.

Gusht 2020.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.