Nga : Sytki Ndrecaj
Tashmë është bërë traditë që çdo fundjavë në këto ditë zagushie nga temperaturat dhe masat për shkak të pandemisë të promovohen libra e shkrimtarë me destinacion peisazhet e Liqenit të Labeadëve e rasti konkret Bar-Restorant “Rubens” në Culaj ku siç duket ka marrë përsipër të zevendësojë mjediset artistiko-kulturore të munguara në Qytetin Koplik dhe në tërësi Bashkinë Malësi e Madhe.
Vetë prezenca e Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe z.Tonin Marinaj dhe fjala përshëndetëse e tij në këtë aktivitet u la me përshtypje se në perspektivë do kemi mjediset ku shfaqja e talenti do jenë në kushte më komode në ambjente kulturore të investuara nga Bashkia.
Esenca e këtij takimi ishte promovimi i librit më të ri të mikut e bashkëmalësorit tonë Gjon Frani Ivezaj me banim në SHBA “Gjurmime historike në rrënjët kombëtare” ku hulumtues, historian, publicist, studiues, aktivist të çështjes kombëtare shqiptare si: #NdueBacaj, Kadri Fikaj, #MarashÇukaj, #LifeHasaj, Prele Milani, Fadil Hasmujaj, #VlashLinadi, Kadri Ujkaj etj.etj. kumtuan rreth librit të shoqëruar nën interpretimin e artistëve malësorë: aktorit të ri #BujarHoxhaj dhe lahutarit Jonuz Delaj.
Gjithashtu i parashikuar në këtë aktivitet ishte dhe hapja e konkursit poetik për nder të 30 vjetorit të poezisë disidente “Kuajtë” të poetit e personalitetit të letrave shqipe malësorit tonë z.Gjeke Marinaj të botuar në gazetën “Drita” në muajin Gusht 1990 për të cilët të gjithë e kishin në mëndje por përveç moderatorit dhe organizatorit të këtij aktiviteti gazetarit dhe botuesit të revistes “Fjala” z.Gezim Vucaj që e përmendi shkarazi dhe po aktorit të ri Bujar Hoxhaj i cili recitoj pak strofa nga kjo poezi askush tjetër nuk e përmendi dhe nuk e di esencën e hapjes së këtij konkurimi të paprogramuar, pa juri (komision vlerësimi) dhe se kohën kur e kush do jetë pjesmarrëse e se ku do dorëzohen materialet poetike. Mu duk vehtja si në vitet e survejimit të 1990 me “armiq e tradhëtarë” kohë kur është shkruar poezia.
Në fund do deshiroja të falenderoja të gjithë të pranishmit që moren pjesë apo komentuan në lidhje me aktivitetin e sa më sipërm ku fjala ishte e para e brendësia e pikave të aktivitetit i bashkoi koktejli i organizuar në këtë lokal.