Nga Rozina Xhuli –Poetja tanimë e afirmuar , një nder poetet që di mjeshtërisht ti “këndoj” dhe , famozve të poezisë siç ishte , dhe mbetet i tillë Demir Gjergji, me Poezinë e saj ; Demirit! Na ka dhuruar plot ndjenjë, plot emocion , por dhe plot besim se realisht mjeshtër të fjalës si Demir Gjergji mbetën modeli i poezisë vertetë “Lasgushjane”, siç e thot poetja Rozina Xhuli.
Një djalosh plot jetë
I erdhi kësaj Bote
Si Bir i saj
Jetoi pa ndroje
Sa shpejt u ngute
Të ikje sakaq
Ai vend kishte mbetur
Të erdhi përshtat
Nga kjo Botë more
Nektar në çdo lule
Lasgushi i dytë
E njëjta pekule
Të quajta kështu
Para 2 vjetësh
Vargu yt
Plot jetë
I hedhur në letër
Sa shumë tregove
Ngazëllim e trishtim
Por kurrë në gjunjë
Nuk re poeti trim
Me zërin Kolos
Një timbër këmbanë
Memorje si ty
Ja dole matanë
Aty lart ku je
Mos u ngut njëherē
Ç’lodhu pakëz…
Le thesare plot vlerë
Ajo dorë e vogël
Ajo dorë e madhe
Demiri Kolos
Në Botën me halle
Tutje i hidhje
Për to s’pyesje kurrë
Në fytyrë buzëqeshja
S’do të rreshtë kurrë
Sot më i madh
Nga të gjithe u bëre
Çdo gurrë e sokak
Me lotë i trete
Bicikleta jote
Relike tregon
Udhën ku shkele
Me këmbët në tokë
Një falenderim
Për ty mjeshtër kam
Besove shumë fort
Që vetë t’ja dal
Disa poezi
Në gjallje peshqesh
Nuk kam asnjē brengë
Emblema e blertë!
Livadhesh u rrite
Malesh e lulesh
Sot me petalet
Pranë tyre u ule
I qetë qëndro
Amanetet përmbushe
Jetove furishëm
Sa shumë u ngute
Lamtumirë Mjeshtër!