Ç’po këndon bylbyli, krejt si Bujar Qamili!

0

Revista “Fjala”  vijon botimin e vjerrshave satgirike të  autorit Xhuljo Ndreka.Ashtu siç e kemi cituar edhe herë të tjera poeti i satirës  Xhjuljo Ndreka   është realisht një  zë i veçantë  në zhanrrin e satirës.Këto vjersha po i shkepusim nga vllimi   poretik që po pregaditet për  botim.

Nga: Xhuljo Ndreka

Cili po këndon, Bujar Qamili, apo Bilbyli?

Po këndon bylbyli  o në një gëm

Zani I tij  o për  marakun tëm

Po këndon në deg të karajfilit

O ia paska  vjell zanin Bujar Qamilit!

Ky s’asht Bulbyli

Por bujar qamili

Që I ndihet zani në çdo votër

A thu është Qamili I vogel

O jo more jo , nuk është Qamili I vogel e as Ismeti

Është Bujar Qamili që për kene ia len veti

Eshtë Krenaria jonë

Si bibil këndon gjithëmonë

Jo vëtëm në Shkodër

Por kudo dhe n’diaspore.

Kudo zani tuj u ndije

Këngë ahëngu  e dashnie

Si veç  Shkodranit I ka hije .

Qefi ka ndrru jetë
Dy tri lot per ty me ranë
sa do doja të të kisha pranë,
partafolin shpatull gjan
se ky qyqi që kam në xhep
ashtë ba grusht e bosh e thep
tesh gjashtë muje as nuk merr
as nuk nep, tesh sa kohë
s’di ça e ka gjetë.
N’kyt vënd qefi ka ndërru jetë.
Tjetrin e ke gjetë
S’mund t’a quaj gabim,
Se dikur të kam dasht.
Mallkoj fatin tim,
Që nuk jemi bashk.
Ndoshta je e qetë,
Se tjeter ke gjetë,
Por s’di si të bëj vet.
Prap të kam para sysh,
Zemra mu nda dysh.
Pse s’veprove ndrysh ?
Grupi muzikor
Me që punë nuk po gjëj ma
Grup muziket du me ba
Se gjithmonë jetoj me shpresë
Tash qet zoti naj martes
Nuk kam za po me kaset
E dimek se po knoj vet.
Kështu kam me u vetpunësu
me marr lek sa po du
Ty kam me t,marr me klarinetë
dhe një këngëtare që du vet
me i thanë jetës eja  jete.
I Lutëm zotit t’marrin hak
Që të desha t’kërkoi falje
por spo mund të gjei rrugëdalje.
Mu tha zemra mu than syt
Për ty zdi jo kë me pyt
Syri im spo din mu tha
Se mka marr madhi me t’pa
Endëm kot poshtë e perpjet
Si ty ma smundem me gjetë.
Kam kujtu se ke mëshirë
e sma ban jetën e vështirë
Si nuk mendove edhe pak
Por më le me kyt marak?!
Po i lutem zotit të marrin hak
e të kthehesh me mu   n’konak.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.