Rikthim ëndrrash, Eraldo Çinari bën heroin në derbi. Pas një mungese të gjatë për shkak të dënimit nga FIFA, sulmuesit shkodran i mjaftuan vetëm 5 minuta në fushën e lojës për të vendosur derbin. Me këtë triumf Partizani i ka dhënë “goditjen fatale” kampionëve të Tiranës, duke i nxjerrë nga gara për titull, teksa të kuqtë janë vënë në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë. Vlen të theksohet fakti se të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me 10 lojtarë, ku Bardhi fillimisht dhe Batha, u ndëshkuan me 2 kartonë të verdhë. Kur janë luajtur 16 javë kampionat Tirana e sheh veten 15 pikë larg Vllaznisë dhe 6 larg Partizanit.