Burri ideal

0

Nga  Marash Gilaj

Dy mikesha

po rrinin përballë,

Njëra shndëriste

nga bukuria,

Tjetra kishte

zemrën qelibar

Tek e para

kullota sytë

Të dytën

e vlerësova si thesar.

Mora guximin

dhe ju thashë:

” Ju do të martoheni

një ditë,

Ndoshta, mendjen

s’e keni ndarë,

Por mendoni

për një çast,

Nëse fëmija juaj,

princit që keni zgjedhur

do t’i ngjajë,

A do të ndiheshit

të lumtura,

A do t’ju bënte

Vërtetë krenare?

E nëse po,

Ky do të ishte

burri ideal.”

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.