Asja Mulgeci
Të pres tek rrapi a nën hijen
e mollës
Në t’bukuren Dardani,
A ndoshta n’zemer t”Shqypnisë,
Njaty ku trupi prehet paqshëm
Si ma e madhja dashni
Shpirtin me shkla shpirtshëm
njiherë 

Me i dridh telat kitarës
A fyellit me çifteli ,
kang ma t’bukurat me kndue
Me njat za-amblin si t’bylbylit
Moj e bukura o mori.
Njasaj belhollës Rrushe gojësheqere
Melhemit t’shpirtit fllad prandvere,
Tue m’prit shteg-zemre me mall
Me i tregue rrugen për me gjallue
Me u ndie gjallë.
Trishtueshëm ndër lot m’pat diftue
Qysh se t’njofta ty moj sy-ulli,
Frymê-jetë mbushem falë teje
Tue t’kqyrë shend e verë,
Sikur lindun kam s’dyti herë,
Unë lulja e tijë e rrallë
Luloj trupit dredhem si ngjalë,
A thue mëkat bana me t’mirin djalë?
Si e etun me vargnue
Fjalët e tijë i mora t’bardha si bora
I gdhenda me daltë shpirti,
gishtash hollë i tora.
Ildisa zemres boj-gjak
Ngjyrova vargjet e bana poezi,
Kopshtit t’parajsës hodha farë-lulesh
E lulet mbinë si gjerdan lamun n’flori
se njashtu dashunisht ma diktove ti,
Mëkatit,mkatin rranjsh ia shkula
Zemres i vesha kmishen e shpirtit, yllësi
Pa mendue hiç se kshtu mbillet
venash esencë-jeta
Ajo që emnin ka dashni
E ksaj hyjnie i bindet e tan bota
Ajo boten gjunjëzon si magji
Njashu magjishëm tue pa n’sy!!