BORA ZUKALI , KOLONJARI I LINDUR NË STAMBOLL , THOT: GJUHA SHQIPE , GJUHA E  NËNËS

0
1122

.

Nga: GëzimVuçaj. Intervistë me  z. Bora Zukali , Kryetar i Shoqatës Vatra e Shqiptarëve të Stambollit, Ambasador i Kombit.

Pyetje:Për lexuesin e revistës “Fjala”, kush  është  Bora Zukali?

Përgjigje:  Ka lindur në 8 shkurt 1967 në Istanbul, Turkey, pas arsimin shokolla fillore dhe të mesëm ka mbaruar arsimin te lartë ne Fakultetin Administrim e Biznesit .

Bora Zukali, ka punuar Philips Inc, Northern Telecom Inc, Samsung Electronic Inc dhe punon prej shumë vitesh në profesionin e tij si specialist IT & Business, në “ BKM – Turkish Interbank Card Center”, Istanbul, Turkey. Me bankat kombetare dhe sistemet nderkombetare te pagesave ne Turqi (Visa – Mastercard – American Express – China Union Pay )  Ai është i martuar me znj. Ebru dhe ka një vajzë dhe një djalë.

Për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke jam vlerësuar me “Certifikatë Mirënjohje” nga Ambasada e RSH në Turqi në vitin 2013, jam vlerësuar nga të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës në Turqi me certifikata mirënjohje si ajo e fundit e ambasadorit z. Avni Spahiu në vitin 2019.  Po ashtu, jam vlerësuar në vitin 2015 nga Instituti i Çështjeve Kombëtare (Albanian Institute of National Affairs) Tiranë, me “Certificate of Honor”, për kontributin e dhënë në promovimin e kulturës, historisë, vlerave dhe traditave të popullit shqiptar në Turqi. Ndërsa në vitin 2019 jam nderuar me titullin e lartë “Ambasador i Kombit” nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe Ministri i Diasporës z. Pandeli Majko. Jam anëtar i Dhomës së Bizneseve të Diasporës.

Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe simpoziume kombëtare e ndërkombëtare, brenda dhe jashtë e vendit, në fusha të ndryshme si: kulturë, histori, të drejtat e njeriut, paqes, marrëdhënieve ndërkombëtare, administrim publik etj.

Pyetje: Jeni Kolonjar I lindur  në Stamboll, diçka më shumë  pikrisht nga ky realitet?

Pergjigje: Në vitin 1952 babai im Ali Zyka, është larguar nga Shqipëria së bashku me babain, nënën dhe dy vëllezërit e tij në Istanbul. Me mbritjen në Republikën e Turqisë familja e tij i’u nënështrua rregullave të emigrimit në këtë vend të vendosura nga autoritetet turke, duke pranuar mbiemrin “Zükali”. Ne u rritëm në Stamboll sipas zakoneve të kolonjes.

Ne kemi folur vetëm shqip në shtëpinë tonë. Asnjëherë nuk kam ditur gjuhën turke derisa fillova shkollën fillore dhe unë së pari mësova të lexoja dhe shkruaja turqisht në vitin e parë në shkollë.

Jam rritur duke dëgjuar tregimet e vendlindjes nga gjyshërit. Historia e Shqiperise, natyra e vendit Kolonjes, vendet ku kane jetuar, poemat, vjershat kanë kontribuar shumë për mua. Që kur isha fëmijë, u ndjeva sikur isha lindur dhe rritur atje. Ne ishim shumë të lumtur duke dëgjuar Radio Tiranen në shtëpinë tonë, dhe i dëgjuam shumë këngët popullore shqiptare dhe muzikën klasike.

Pyetje:Një I lindur në Stamboll, dhe kaq shumë I lidhur me  vëndin e t’parve?

Pergjigje: Nuk i harroni kurrë rrënjët tuaja kur rriteni si ajo midis të rriturve. Ne ate kohe rajoni ku jetonim Kasımpaşa – Okmeydani njihet si Shqipëri e vogël. Dasmat dhe festat mbaheshin sipas zakoneve shqiptare. Grupet muzikore shqiptare ishin shumë të famshëm. Asnjëherë nuk ka pasur dallim midis fesë dhe besimit midis shqiptarëve. Shqiptarët ishin shumë të respektueshëm dhe të dashur ndaj njëri-tjetrit. Beyoğlu ishte vendi ku jetonin dhe benin tregti shqiptarët në rajonin me emer te vjeter pera. Ata ishin të gjithë njerëz shumë artizanal dhe të suksesshëm tregtar. Shqiptarët te stambollit kryesisht merreshin me kopshtari dhe blegtori. Arnavutköy i njohur si fshati i shqiptarëve, në Bosfor është një simbol i krenarisë për ne.

Pyetje: Gjuhen Shqipe  e flisni pastër , dhe e shkruani qaartë, sa mire?

Përgjigje: Ne kemi mësuar gjuhën tonë amtare shqipe jo vetëm nga prindërit, por edhe nga  diplomatët e Republikës së Shqipërisë në Istanbul, të cilët jo vetëm që na kanë mbajtur afër, por edhe na kanë dhënë Abetaret për të mësuar, sepse shtëpia jonë është shumë afër me selinë e Konsullatës së Shqipërisë në Istanbul, e cila na ka shërbyer për të qenë më të lidhur me Shqipërinë, duke marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e saj. Kjo na lejoi të praktikonim dhe për të lexuar dhe shkruar gjuhen tone amtare shqipe.

Pyetje:  si ështe themeluar Shoqata që ju  tashmë drejtoni?

Përgjigje:  Bora Zukali esthe themeluesi i vatrës me anëtarët e bordit ne vitin e 2016 dhe tani së fundi është zgjedhur Kryetar i Komunitetit të Shqiptarëve në Turqi (Shoqata “Vatra e Shqiptarve”, Istanbul.  Veprimtaria e tij është kontribuese në disa fusha, si: shoqëria civile, kulturë dhe në histori. Ai është aktivist i njohur i mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Turqi dhe promovues i artit, kulturës dhe letërsisë shqiptare në Turqi. Këto vlera dhe kjo veprimtari pasqyrohet në shumë artikuj në median dhe shtypin, turk, shqiptar, kosovar dhe maqedonas. Mbajme kontakte të drejpërdrejta jo vetëm me diplomatët dhe konsujt e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës në Turqi, por edhe me zyrtarët dhe personalitetet e tjera të larta të shtetit, që kanë vizitur Turqinë. Po ashtu, kemi marrëdhënie bashkëpunimi me komunitetet, shoqatat dhe me grupe dhe përfaqësues të lobit shqiptare në botë.

Pyetje:Si jeni ndjerë kur keni shkuar për herë  të parë në Kolonjen tuaj  të bukur?

Pergjigje: Shkova për herë të parë në Shqipëri në 1994. Ne kaluam malet dhe rrugët me një udhëtim të gjatë në makine. Në pikën që u ndalëm, pashë fushat e kolonjës dhe malet e gramozit pas saj dhe fillova të qaj. Ende nuk mund ta harroj atë ditë së bashku me emocione shumë të ndryshme. Ne shkuam në fshatin e familjes time në Qinam dhe u takuam me familjarët. Ne arritëm në qendrën e qytetit të ersekës dhe takuam të afërmit atje. Vizituam fshatrat dhe vendet historike në Erseka. Unë u prita atje sipas zakonet të Kolonjes me këngë dhe me ushqim lokale.  Ishe shume i kenaqur.

Pyetje:Jeni I martuar, nese po  gruaja  është Shqiptare apo  Turke e shqiptarizuar?

Përgjigje: Gruaja ime është vajza e një familje nga emigrantë të Selanikut ne stamboll. Ndihet %100 nuse shqiptare. Gruaja ime zbaton të gjitha zakonet dhe traditat tona. Familjarisht ne po vijmë në Tiranë për pushimet tona familjare verore dhe festimet e vitit të ri. Fëmijët e mi janë shumë të kënaqshëm. Ata fluturojnë si shqiponja në atdhe. Gjëja e tyre e preferuar është të bëjnë një fotografi përpara monumentit të Skenderbeut dhe mozaikut historik të muzeut kombëtar, sepse ky është një ritual për ne.

Pyetje:Qeveria Shqiptare  ka një ministry Diaspore, sa mëndoni se I sherben pikrisht  këtij komuniteti?

Pergjigje: Jemi krenarë për Ministrin e Diasporës. Dy samite qe u mbajtën në Shqipëri, dhe ne u nderuam të merrnim pjesë dhe të merrnim fjalën ne panelet. Ne kemi ndarë idetë, kërkesat, problemet tona. Diasporës duhet t’i jepet e drejta e votës. Problemet e pasaportës dhe qytetarisë duhet të zgjidhen. Ne jemi në favor të këshillit të Diasporës dhe zgjedhjes së njerëzve që janë meritë në të gjitha formacionet dhe na përfaqësojnë. Njerëzit gabime me biografi false nga turqia nuk mund të na përfaqësojnë atje. Ne po punojme me gabim zero dhe pa interes per memedhene dhe ideja ime esthë jo me 15 veta dhe me ambasadoret të kombit,duhet do punojme te gjithë shiptarët bashkë per shqiperine tone.

 

Pyetje :Mund të na pershkruani  disa nga aktivitetët tuaja   si Shoqatë  pikrisht  në funksion të Shqiptarizmës?

Pergjigje:  Ne kemi bërë gjëra të mëdha në një kohë të shkurtër. Jo me fjalë por duke punuar.

Mbajme kontakte të drejpërdrejta jo vetëm me diplomatët dhe konsujt e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës në Turqi, por edhe me zyrtarët dhe personalitetet e tjera të larta të shtetit. Mbajme kontakte dhe bejme bashkepunim per aktivitetet per artin, kulturen, muziken, sportin, rinine dhe shumë gjëra. Bora Zukali është pjesëmarrës në forume, aktivitete dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Në krye të komunitetit shqiptar në Turqi përmes organizatës “Vatra e Shqiptarve”, ai është një pikë takimi e shqiptarve jo vetëm e atyre që jetojnë në Istanbul, por edhe atyre nga Shqipëria, Kosova dhe nga e gjithe bota që vizitojnë këtë vend.

  • Bordi drejtues i komunitetit ” Vatra Shqiptare e Stambollit” 2016 ka mbyllur me sukses riparimin dhe mirëmbajtjen e bustit të poetit, historianit, gazetarit, diplomatit, oratorit dhe kryeministrit shqiptar Fan Noli në vendin e lindjes Ibriktepe / Edirne.
  • Bordi drejtues i komunitetit ” Vatra Shqiptare e Stambollit” ka ma pjese ne samitin e diapores ne shqiperi e para dhe e dyta.
  • Takimi dhe organizimi i takimit me diasporën të Turqisë gjatë vizitës së Ministrit të Diasporës në Stamboll
  • Programet e përkujtimit per Dritero Agolli, Bujar Lato, Sami Frashërit dhe etj.
  • Vizitë dhe takime me vellazer Arbereshet në Itali bashke me ministra të diasporës shqiptare dhe kosovës.
  • Ne morëm pjesë në programin e kampit veror për të rinjtë në Kosovë dhe Shqipëri nga Ministria e Diaspores se Kosoves.
  • Takime dhe Programe ne Turqi dhe ne Shqiperi me Albanian Pen Center znj. Entela Kasi
  • Vizita dhe dhima me Bordi drejtuesit se Vatres ne kampin Durres ne termetin 2019.
  • Takimet me drejtorve Muzeut dhe vizitat ne Muzeut Kombetar Tirana, Kruja dhe ne Lezhe.
  • Me ftesen e kryeministrit ne ceramonia e kthimit te eshtrave Mit’hat Frasherit
  • Me ftesen e kryeministrit ne ceramonia per të kujtuar 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar – Skënderbeut dhe  aktivitetëve të vitit mbarëkombetar të Skënderbeut.
  • Me ftesen e presidentit ne Festat e Flamurit ne Shqiperi.
  • Me ftesen e ministrit e diaspores hapjen e dhomes e biznesit se Diaspores.
  • Mbështetje falas për ata në spitale dhe shqetësime ne Turqi.
  • Takimet me familje Frasheri, Familja Zogu dhe entellektualet shqiptar ke jetojne ne turqi

 

 

Pyetje : Si ndihen Shqiptarët , në shtetin Turk, e thëne ndryshe  nacionalizmi Turk  shfaqët  apo jo ?

 

Përgjigje: Shqiptarët marrin respekt dhe dashuri nga populli turk edhe na besojne. Shqiptaret kane punuar në të therë kohat e modernizimit turqise. Jane entellektual, arsimtar dhe puntor. Në jetën time në Turqi, si në shkollë, gjatë shërbimit ushtarak, në punë dhe në jetesën në komunitet kam mbajtur kudo me shumë krenari identitetin shqiptar.

 

Pyetje: Ka shkolla Shqipe në Turqëi?

 Përgjigje: Në vitet 1920, kishte 5 shkolla shqipe në Stamboll. Tani nuk ka asnjë për momentin. ekziston vetëm një departament i gjuhës shqipe dhe letërsisë në universitetin e Trakya ne Edirne.

Pyetje: Keni organizuar aktivitete kulturore – Artistike   të përbashkët me shoqaata hoimologe në Shqiperi?

Pergjigje:

 

  • Takime dhe programe ne Shqiperi, ne Makedoni me Levizje Foleja Kombetare Shqiptare dhe me znj. Elida Jorgoni.
  • Takime dhe programe ne Turqi dhe ne Shqiperi me Shtepia e Botuese Fan Noli me dhe z.Rexhep Hida
  • Takime dhe programe ne Turqi, ne Itali dhe ne Shqiperi me INA Kastriot Frasheri
  • Me antaret e bordit vizita kulturore ne Kolonje dhe në Stamboll. Me Aleks Xheliline dhe Grupi Muzikor – Folklorik se Kolonjes.
  • Shume intervista ne Televizoret ose gazetat Shqiptar dhe etj.

Pyetje: Cili është Mesazhi yt   për lexuesit e revistës “Fjala”?

Ju faleminderit !

Pergjigje: Ju falenderoj shume ju më dhatë mundësinë që kame darë me ju historinë time, mendimet e mia, atë që kemi bëre dhe  çdo të bëjmë per shqipëri.

Ne jemi krenar se jemi shqiptar duhet te bashkohemi dhe te punojme për kombin. Bashkimi ben fuqinë. Mos i harrojme idet te babalaret e kombit. Shqiperine do ta ndertojne bashke Shqiptaret te brendshme dhe shqiptaret që kane emigruar jashte shqipërisë. Diaspora dhe emigrantëd jani gati për te sherbim ne shqiperi.

Për këtë arsye, edhe një herë dëshiroj të ndaj mendimet e mia të gjera në lidhje me të drejtën e votimit të diasporës

Vota është një e drejtë e gjithsecilit për të shfaqur mendimin e tij në kohën kur mbahen zgjedhjet. Në njërën anë ndodhet Mendimi, në tjetrën qëndron Vota. Mendimi përkthehet në votë dhe vota shndërrohet në përfaqësim të mendimit që ka gjithsecili. Pra, përmes votës njeriu përcjell mendimin e tij.

Zgjedhjet e të këtij viti në Shqipëri duhet të shërbejnë për vendosjen e ekuilibrave të duhur në politikën shqiptare, në mënyrë që vendi të njoh stabilitet dhe proceset integruese të vijojnë. Gjithashtu, vendi duhet të njoh përfaqësim dinjitoz në trupat diplomatike, rritje të shkallës së përgjegjësisë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe çështjet e tyre në Ballkan, zhvillimin dhe garantimin ekonomik, rritjen e mirëqenies sociale, ngritjen e stadit të minimumit jetik etj.

Ndërkaq, shqiptarët duhet të shkojnë në zgjedhje. Çdo palë zgjedhje, qofshin parlamentare apo lokale, duhet të ndërgjegjësojnë popullin tonë për rëndësinë e tyre. Kështu, mazhorancat qeverisëse do të jenë më konstruktive dhe të pranueshme, pasi shumica e shqiptarëve do të dalin në zgjedhje. Përpos kësaj, pa shikoni vendet me demokraci të kulluar! Të gjitha, pa përjashtim, kanë një pjesëmarrje në zgjedhje mbi 80 për qind. Kjo tregon se një popull i kulturuar duhet të shkojë në votime; një popull demokratik duhet të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së tij; një popull intelektual duhet të peshojë fatin e tij përmes votës sublime. Pra, kjo është një votë deliberative, më se e nevojshme për të ndrequr a rregulluar, përmirësuar apo progresuar jetesën e secilit prej shqiptarëve.

Duke marrë parasysh rëndësinë e votës, meqë një pjesë e shqiptarëve jetojnë në emigracion, duhet të marrin pjesë të gjithë. Ndonëse e drejta e emigrantëve shqiptarë për të votuar në vendet ku jetojnë nuk është dhënë nga Shqipëria, pasi kjo e fundit nuk është në gjendje të mundësojë diçka të tillë, sërish shqiptarët duhet të bëjnë njëfarë sforcimi. Edhe për hir të origjinës, kombësisë, por edhe të familjeve, të afërmve, miqve apo shokëve që jetojnë në Shqipëri. E ardhmja është dhe duhet të jetë në duart e shqiptarëve. Këtë kredo qytetare duhet ta shfrytëzojnë. Përndryshe, mos të hakërrehemi më kot për fatin e Shqipërisë! Fati i saj kalon përmes secilit prej nesh.

Ndaj në këtë kontekst vota është një detyrim qytetar, detyrim kombëtar, detyrim kushtetues, detyrim emancipues, detyrim familjar e farefisnor. Një votë masive, një pjesëmarrje e gjerë sjell veçse pozitivitet. Askush nuk mund ta cenojë pjesëmarrjen masive në zgjedhje. Edhe nëse faktorë të ndryshëm politik, të pistë deri në palcë, por edhe qytetarë mjeranë të tentojnë të tjetërsojnë votën, sërish nuk do të kenë forcën për ta ndryshuar drejtimin e saj, nëse populli merr pjesë masivisht në votime. Kështu, çdo shqiptarë me të drejtë duhet të votojë, si një detyrim ndaj vetes dhe kombit të tij.

Sipas gjykimit tim, është tejet e rëndësishme pjesëmarrja në votime dhe aspak vota se për kë do të shkojë. Secili duhet të marrë pjesë, edhe nëse ndihet i pa përfaqësuar. Vota ka të gjitha mundësitë: mund të votosh për subjektin, ku interesat tuaja dhe të Shqipërisë përfaqësohen më mirë, por mund të bojkotosh, duke e nxjerrë votën tënde të pavlefshme me një kryq në fletën e saj për pa përfaqësimin tënd në asnjë prej subjekteve politike. E shikoj votën si detyrim qytetar, prandaj jam i obliguar që nga ky këndvështrim edhe të këshilloj e të reagoj intelektualisht për fatin e kombit tim, të ardhmen e Shqipërisë sonë.

 

Përzgjedhja e një ambasade/konsullate për një rajon të caktuar që do të përfshinte disa shtete do të ndihmonte që një numër i madh i votuesve nga diaspora të udhëtonte një distancë jo shumë të gjatë për të votuar. Kjo do të kursente kohë dhe para pasi që votuesit nga diaspora nuk do të kishin nevojë të vinin në Shqiperi.

Votimi fizik është më i kushtueshëm, por për Shqiperine kjo është shumë e rëndësishme të arrihet në mënyrë që lidhjet e diasporës të forcohen edhe më tej dhe atyre t’u ofrohen mundësi të barabarta të pjesëmarrjes në vendimmarrje. Insitutucionet e Shqiperise duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme nga për t’ua mundësuar qytetarëve jashtë vendit ushtrimin e një të drejte që ua garanton Kushtetuta. Ka ardhur koha që diaspora të jetë kontribues i drejtpërdrejtë në zhvillimin e demorkacisë së Shqiperise, e jo vetëm kontribues ekonomik përmes remitencave.

E drejta për të votuar – një e drejtë Kushtetuese.

E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur është e garantuar nga

Kushtetuta e Shqipërisë. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç,

qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të drejtën e votës mos ta lidhin me interesin vetjak, sepse ai interes do mbarojë në momentin e humbjes së atij subjekti politikë. E ardhmja e Shqipërisë nuk është politika por kultura politike.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.