-Thëne proverbiale : “Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat s’i dorëzon pa armë!
Nga : Prëlë Milani
Mark Milani një emër gjurmëlënës ne historinë malazezo –shqiptare produkt i kataklizmes otomane dhe lindjes se vështire të shteteve nacionale në Ballkan. Ai mori krahë në momentet me delikate kur në gadishullin tonë nga njëra anë, valonte etja për çlirim nga pushtimi shekullarë turk, dhe në anën tjetër shfremi lakmitare i siamezëve sllav të molepsur me intriga të kamufluara të fuqive të mëdha. Në optikën tonë Mark Milani ishte grabitqar i trojeve tona, ndërsa per malazezet është një kalorsik i shquar i bashkimit kombëtar dhe shtet formimin të tyre të lirë. Jashtë çintoksinimit bardhë e zi Mark Milani është një figurë e komplekse i thjeshtë e fisnik , shkëmb zermç por edhe ndjeshëm, sa i arsyeshëm aq edhe enigmatik dhe pa arsyeshëm në vallen e luftës. Në biografinë e tij shkruhet se u lind në Medun më 25 prill 1833, bjeshke e Kuçit krahinë e përzier shqiptare malazeze (thuhet se na pëlqen apo nese ishte vërtetë stërnip i Ujk Gilës se Kelmendit ) Pat le ditën e Shën Markut, andaj dhe i vunë emrin Mark. I ati qe Miljan Jankov Popoviq, ndërsa e ëma Borika, nga Oraovo
Mark Milani ishte njeri me shpirt të pa epur luftarak, në terrenin e gjallë të luftës, arriti të behej ndoshta vojvoda malazez më i njohur, por dhe njeriu që i ka njohur shumë mirë shqiptarët. Burrë i thjeshtë, shumë popullore , shkrimin e këndim i zu në moshë të pjekur. Një mendje pjellore inteligjente autodidakt i talentuar me kujtese brilante që dinte përmendesh visaret e “Kurorës së maleve” të Njegoshit si dhe tridhjetë shenjat e abetares së Vuk Karaxhiqit . Mark Milani flakadan i çështjes kombëtare Malazeze që binte ndesh me interesat tona të fjetura kombëtare. Fqinjët tonë kanë mëkatet e tyre shovene që nuk ka shoshë t’ua mbulojë, por ne nuk mund tua faturojmë gabimet tona fatale, as atyre, as evropianeve. Ne akoma nuk kemi nxjerre mësime;- Se ç’dreqin deshëm që lidhem si lari pas lisit otoman dhe fare përfituam.
Në çdo rast kur shqiptaret janë rreshtuar përkrah turqve Mark Milani ka bërë mirë që ka luftuar si çlirimtar kundër turqve por edhe si kundra shqiptare. Mark Milani armiku ynë fisnik shkëlqeu dhe u venit në luftërat zaptuese kundër shqiptarëve Në vitin 1860, ( deri 27 vjeç) ishte pjesëtar i oborrit të Princ Danielit (malazez). Nga viti 1860 deri në vitin 1882, kur vjen edhe fundi i shërbimeve të Mark Milanit ndaj Krajlnisë të Malit të Zi, ai ishte aktori i roleve primare në Beteja e Vraninës (1861); Lufta e Kernicës (1862); Lufta e tretë e Shpuzës (1876-1877), Lufta e Podgoricës (Tetor 1877); Lufta e Tivarit (Nëntor 1877), Luftërat në mbrojtje të Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës (1878-1881), Lufta në mbrojtje të Ulqinit (1880), etj.
Proverbi” ynë: “ Trimat lindin per te vdekë” i parapriu si flamurë lufte Mark Milanit. Ai në fushën e betejës dhe interesave nacionale ishte një gjakësorë , por në fushën shpirtërore, etiko morale dhe te shkrimeve mbete një mik i vlertë i shqiptarëve.
Mark Milani çmonte lart karakterin klorisiak të armiqve të tij me cilët u ndesh per jetë a vdekje.”Shqiptarët nderojë dhe gjaksat e tyre”, nga ky këndvështrim Mark Milani shkroi librin e tij më çmuar “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” i ardhur në gjuhen shqipe në vitin 2019 nga përkthyesi dhe studiuesi i shquar Lazer Radi i cili në parathënien e tij shkruan.
.Në historinë dhe kulturën e Malit të zi dhe Srebisë në pergjëthësi, nuk ka shumë personalitete lufta e të cilëve të integrohet aq harmonikisht me veprën letrare se sa tek Mark Milani” Ai nihet edhe autori librave “Fisi i Kuçit në këngët dhe tregimet popullore”; Shembuj trimërie dhe burrërie” dhe “Kujtime nga lufta” i humbur në dorëshkrim. Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” vjen një shqipërim profesional një libër që më mbushi me emocione dhe më ngazëlleu shpirtërisht. Kryq e tërthor nder rreshta dhe pas çdo nën titulli unë pyesja vetën si ka mundësi:?! Një autorë i përgjakur dhe i përzhitur nga zjarri e përflakur nacionalist me shumë triumfe dhe bjerrje të tragjike!Një autor me profil të lartë si vojvoda më i famshëm malazez i anatemuar dhe në dheun e tij . Vdiq me 1901 pas një harresë mospërfillëse 15 vjeçare i përmbytur nga një lumë mallkimesh nga më zezat nga kujtesa jonë historike! More si ka mundësi po ky njeri t’u dedikojë armiqve të tij një libër me kaq vlera, historike dhe etno-psikologjike?!
Lakmitari i trojeve tona dhe eruditi lakonik Mark Milani nga ana tjetër e llogores evokon pa efuri historinë e dyanshme dramatike. Vajvada i madh vozitë gjithë pasion në rrjedhat e një botë traditash, ndjenjash zakonesh, virtytesh identitare të shytuar nga rrufetë nacionaliste, ideologjike e politike. Ky libër me më bindi se Mark Milani nuk ka qenë kurrë armiku i shqiptarëve por interesat e shtetit të cilit shërbeu gjithë besnikëri e devocion nuk perkonin me interesin kombëtare shqiptare. Shikoni Amerikën sot po pate interesa te kundërta me te je armiku u saj kushdo qofsh ti. Ai njohu shqiptarët në zjarre si popull i ndershëm, trim dhe fisnik. “Kjo na bën të mendojmë se tek ky popull ka diçka që është më e fortë dhe më e qëndrueshme se tek popujt e tjerë, ndryshe nuk mund të shpjegohet fakti: si ky popull nuk e lejoi veten të ndryshojë, pas gjithë atyre shekujve, pas gjithë atyre pushtimeve që e shkelën e shkuan mbi të, pas gjithë atyre përmbysjeve që ndodhën…”.(fq 3) Në kohën kur shqiptaret flinin gjumë te rendë një armik i tyre me syrin e prehtë te hulumtuesit entuziazmohet dhe shkruan gjere e gjate per zakonet e tyre. vllazerinë, miqësinë hakmarrjen varfërinë, trimërinë, nderin etj. Mark Milani çmon shumë familjen shqiptare si bërthama dhe kohezioni historik i këtij polli fisnik Kjo e ka begatuar karakterin e tyre dhe ka kultivuar tek ata nderin, për të cilin janë gati të sakrifikojnë jo vetëm veten, por edhe familjen e tyre. Ndërkohë që popuj të tjerë me shkollim më të lartë dhe me begati më të madhe ekonomike nuk e bëjnë një gjë të tillë. Në rast se ka gjëra që ata nuk i dinë, kjo vjen nga mungesa e kulturës, për të cilën kanë ndihmuar edhe shtetet rrotull tij, të cilat me një egoizëm djallëzor kanë mbjellë një farë të keqe, që me kohë do të kishte mbirë e do të ishte korrur, me logjikën e më të fortit, apo me grabitqarin, e cila shumë popuj i ka detyruar të nënshtrohen e të veprojnë thjeshtë sipas interesave të tyre. (fq.74)
Cili “mik shtëpie apo buke” evropian apo jo evropian është shprehur me konsideratë më të latë madje metaforike per nderin e shqiptarë se “armik” malazez Mark Milani?!
“E pyes veten si është e mundur që në vise kaq të egra e të pazhvilluara, të lindë në shpirtin e këtij populli një ndjenjë kaq fisnike dhe ajo të mbetet e pathyeshme edhe para pushtuesve më të tmerrshëm, të cilët asnjëherë nuk arritën ta shuajnë shkëndijën e mendimeve fisnike që kultivohen në gjokset e tyre pa ndihmën e askujt? Shpirti, arsyeja dhe nderi, aty kanë zanafillën e tyre.(fq 75) Mark Milani e ka pa dhe ka lakmuar bukurinë atropologjike shqiptare por mbi të gjitha vlerëson ndjenjen e se bukures shpirtërore që na karakterizon si popull por dhe antipatinë shoqërore që kanë ndaj se shëmtuarës. Trimëria ishte kryefjala shqiptarit, ndërsa bukuria vinte e dyta e metaforizuar këngët më te ndjeshme.”Shqiptari këngët e trimërisë i këndon sipas rregullave te trimërisë, këngët per bukurinë sipas rregullave me theksuara të harmonisë”( fq.91)
Per Mark Milanin koncepti “grua e mirë” buron nga të njëjta kroje nga buron edhe koncepti “burrë i mirë” Gruaja nuk ka vetëm mision e saj të shenjtë si nënë, por punon e lulezo konakun shërben, lodhet por nuk poshtërohet.”Myslimanet shqiptare nuk janë as gjë tjetër veç shqiptare”
Mark Milani njeh shumë mirë te metat dhe veset e shqiptareve të cilat i dënon, por nuk i ekzagjeron në mënyre dashakeqe. por tregon shkoqet mbartëse, madje nuk nguron te tregojë hapur se kush i ka nxitë e ushqyer, gjakmarrjen dhe përçarja fetare krahinore. Ai ben avokatin me te mire te shqiptarëve para qëndrime histerike serbro dhe malazeze.
Në veprën e tij Mark Milani ngrihet mbi tabutë e kohës flet me zemër te hapur per humanizëm, ngrihet mbi “shtazërinë” njerëzore dhe dhunës nga do që vinte ajo. Milani shpërfaqet si partizan i konceptit, “Njeri i mirë”, “Fqinjë i mirë” prandaj shpirti i tij flakëronte mjegullën e dendur ndarëse malazez turk, shqiptarë etj
“Puno o serb me shqiptarët dhe do të dalësh i fituar. Trokit në portat e tyre dhe do të hapen. Puno me besnikëri të vërtetë dhe mos e mbështet fatin as në shkathtësinë tënde dhe as në thjeshtësinë e tyre, duke menduar se mund t’i mashtrosh lehtë. Edhe sikur ata të mos e dinë që ti punon më tepër për lavdinë tënde, se sa për nderin e tyre, mos u lër shkas të kenë arsye e të ngulisin mbi ty njëmijë shikime, për t’i zbuluar dredhitë dhe mashtrimet e tua. Mos e ul veten deri aty. Shqiptarët janë një popull i thjeshtë, e kur shohin tek ti të vërtetën e pastër, në flakë dhe në det”(fq.98) I rritur në mes hasmërish dramatiko shqiptare malazeze kur shumë bashkë kombas te tij i paragjykojnë dhe denigroni shqiptaret, vrasës grabitës dhe renegat Mark Milani me penën e ngjyer në hendekun e urrejtjes shkruan me guxim “Këta nihen shumë mirë me shqiptarët dhe me zakonet e tyre… përzihen bile japin e marrin mjeri me tjetrin….Nje gje tillë që dikush prej nesh te fitojë parësinë ne këtë drejtim mund të ndodhë shumë rrallë, sepse është vështirë qoftë per grabitje qoftë per drejtësi t’ia kalosh shqiptarit” (fq 128)
Mark Milani, ishte i bindur se shpëtimi, përparimi i malazezeve, serbeve dhe shqiptaret duhet e mund arrihet nga mardhëniet e mira dhe ndihmesa reciproke me njeri tjetrin
Marrëdhëniet ndërfetare të shqiptarëve janë vlerë e veçantë që Mark Milani i vlerësoni si diçka unikale e krejt shqiptare,ndërsa sipas konceptit të tij çizmja turke ka qenë oguri më i zi historik per harmoninë dhe paqen ballkanike.
“Turqit janë përpjekur që fiset shqiptare që muslimanizonin, mos t’i lejonin kremtimin e këtyre festave, e në mënyrë të veçantë të mos kremtonin Shënkollin apo shenjtorë të tjerë, duke thënë: Tani duhet të besoni Muhametin dhe jo Shënkollin e shenjtorët e tjerë. Në këtë drejtim, turqit nuk arritën të ndryshojnë shumë gjëra, sepse edhe sot e kësaj dite shqiptarët, si ata që bëjnë kryq, apo të tjerët që marrin avdes, shkojnë së bashku në festat fetare e në dasma, martohen me njëri-tjetrin ashtu si më parë… . Është diçka e çuditshme kur sheh sa mirë shkojnë me njëri-tjetrin. Në një shtëpi, në të njëjtën familje dhe në të njëjtin fshat, dy fe dhe asnjëherë nuk e harrojnë njëri-tjetrin, po ashtu kanë shumë kujdes që të respektojnë besimin e shoqi-shoqit. Për shembull, Marashi që bën kryq do të thotë: Ti axha Hasan dhe ti axha Ali, sot që është ditë e premte hala nuk keni marrë avdes ! – Estakfurullah – përgjigjen pleqtë – nuk e kemi ditë se sot është e xhuma (premte)” ( fq 76)
Mark Milani krahas mejdanit ka provuar e shijuar edhe mikpritjen e tërvesave bujare shqiptare “Është festë e madhe për shqiptarin kur ka mundësi dhe shpenzohet për mikun.Është dhimbje dhe dëshpërim i thellë për të kur s’ka me çfarë ta presë mikun.. “(fq 38) Në pjesën e dyte te librit autori flet per emra të njohur malësore Ujk Gila i Kelmendit, Gjelosh Frangu, , Bardh Nik Gjoni i Trepçes, Prel Luli nga Hoti, Mul Çoku nga Plava, Lekë Gjoni nga Trepça, Mark Vuksani dhe Prel Gjeloshi nga Kelmendi “ të cilët treguan trimëri sakrifice në luftë kundra turqve. Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” është testament historiki i shkruar me qëllimin fisnik të shkëpusë nga harresa veprat e çmuara trimërore, zakonore dhe etiko morale të shqiptarëve . “Të lumtë dora e lapsit” Mark Milani që dhurove shqiptarëve një kartë identiteti imune nga sindroma e nacionalizmit dhe armiqësive vjetra! Ky libër i shkruar me mendje të qete pas furtunave shkatërrimtare është si një uratë pajtimtare dhe mësim historik i çmuar per te ardhmen.