BLERINA PROJ SHKRIMTARJA,”PRINCESHA E TRENDAFILAVE TE BARDHE”

2
1404

Shkruar nga:Ilmi Kurti

Blerina Proj lindi në fshatin Shalës të Sarandës me datën 13 Shkurt të vitit 1983,U arsimua si gjithë shoqet e saj dhe në moshën 19 vjeçe martohet ku nga martesa ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë.Punon prej rreth 16 vitesh në fushën e turizmit “Agjensi turistike” si cicërone ku flet dhe shkruan pesë gjuhë të huaja të mbrojtura si : Anglisht, Spanjisht,Italisht, Greqisht,Portogalisht. Biznesi në fushën e turizmit e ka bërë të njihet me shumë rraca e kombe të ndryshme nga e gjithë bota që vizitojnë Sarandën turistike një ndër qytetet më të frekuntuara gjatë gjithë vitit ,por sidomos nga Prilli deri në fund të shtatorit.Nëpërmjet punës i lindi dëshira të shkruaj meqë letërësinë e ka një ndër pasionet e jetës.Bota e brëndshme e saj ka depërtuar deri në thellësinë i imagjinatës e filozofisë për të shkruar libra për fëmijëdhe adolishentë.Urritën gjashtë fëmijë tre vëllezër e tre motra ku ndër të gjithë spikat me talentin e saj në fushën e letërësisë.Blerina pretendon se ka shkruar një libër që mund të realizohen disa seri filmash për fëmijë.Unë rastësisht e bleva librin e saj verën që kaloj në një librari në qytetin e Durrësit dhe tani në këtë përjullë karantimi të pa provuar kurrë duke sistemuar librarinë time mora në dorë këtë roman dhe e lexova dhe tani po e përshkruaj ashtu siç di unë.Do të jetë shumë befasuese për autoren kur ajo pa më njohur as pa e njohur e gjenë vetën të përshkruar në këtë libër.Krejtësisht për meritokraci të saj.Nuk ka një shkop magjik për të arritur atje ku don ti,Por ka një përcaktim të qëndrueshëm që ju dërgon atje. “PRINCESHA E TRËNDAFILAVE TË BARDHË” Roman i shkruar nga Blerina Proj . Kur pata lexuar librin “TË GUXOSH” të Mjeshtrit të Madh Fadil Kraja pata menduar se po lexoj një libër luftëtarësh ose trimash që bien heroi në beteja të ndryshme edhe pa luftë,por kishte qënë një histori e një djali malësorë nga Shoshi i Dukagjinit që kishte guxuar të emigroj dhe të provoj rriskun i cili kishte patur një rrugë tepër të vështirë por fitimprurëse deri në at pik ku sot është një ndër biynesmenët më të mëdhej në SHBA dhe dje i ka dhuruar popullit të shkodrës 10 mijë dollarë për të përballuar këtë situat në të cilën ndodhemi ne sot..Edhe këtu ka një ngjashmëri shumë të madhe sepse autorja “Guxon” fantazon,imagjinon,shprehë dashuri të pakufijëshme për fëmijët duke e tejkaluar statusin e një prindi, por të një filozofje me emër të madh e me fam botërore në fushën e letërsisë.Me vëmëndje të cunguar të këture ditëve që po përjetojmë në mungesën e lirisë së përditshmërisësë,të jetës normale mora në dorë të lexoj një libër krejt larg asaj që unë zakonisht lexoj .U futa edhe një herë në botën e romaneve që për hirë të së vërtetës në sinqeritetin tim, kurrë nuk më kanë joshur as në moshën e adolishencës,sepse kam qënë i prirur mbas ngjarjeve historike dhe jo të imagjinatës dhe tridhimit artistik. Ajo që është më e bukura ose më pikante në këto ditë po lexoj një roman për fëmijë “Prencesha e trendafilave të bardhë” të shkrimtares Blerina Proj.Roman për fëmijë dhe adolishentë.Bota e fëmijëve sot ka ndryshuar dhe është shumë më e pasur se sa ishte në kohën time dhe pse jo edhe të autorës e cila edhe ajo lindi në at përjullë ku liria e mendimit dhe hapsira e zhvillimit ishin” mollë e ndaluar” për kohën. Kur mendoj se si u rritën dy fëmijët e mi në kushte luksi, vërtet jam i befasuar se si ka mundësi sot fëmijët kanë këtë zhvillim kaq të hershëm mendorë, mahnitem nga përgjigjet që japin dhe bisedat që bëjnë,sepse sot paraqiten si fëmijë fonomen,por kur shikoj sot trendin e zhvillimit që kanë nipat dhe mbesat e mia nuk habitëm më por mendoj që ne jemi mund të jemirracë e pastër në gen dhe besoj çmëndurisht që rrallitemi ndër kombet e rralla në botë për inteligjencë, e theksoj thjeshtë për inteligjencë ,se për zgjuarësi këtu nuk mund të deklarohem plotësisht i bindur.Nuk çuditenm fare sepse gjithmonë ka patur dhe ka mendje të zhvilluara dhe talente ,por sot shikoj në mënyrë masive kërkesat e jashtëzakonshme që kanë fëmijët e vegjël.Sot shikoj me vëmëndje se çfarë zhvillimi kanë dhe se si parashkollorët lexojnë dhe shkruajnë dhe numrojnë deri në shifra që me bindje e them që ka student në shumë universitete që nuk dinë as të shkruajnë as të lexojnë e as të llogarisin as si parashkollorët dhe i bindur se lexuesit do ti duket paradoks ,por ky është realiteti i dhimbshëm. Talentet lindin dhe natyrisht asgjë nuk vjen nga asgjëja, por ka edhe geni pjesën e vet.E mora për të ndryshuar disi risinë e leximit të zakonshëm dhe si në izolim më shkoj ndërmënd të hyjë në botën e fëmijëve thjeshtë për tu larguar nga ngarkesa e stresimit që po na ngarkon kjo situat dhe përjullë vetkarantimi.Si intelektual që jam dhe që kam botuar disa libra historik, nuk e lejova vetën të lexoj parathënjen,sepse natyrshëm aty përmblillet libri dhe bije disi interresie e dëshira për ti shkuar deri në fund librit,por duke parë këtë roman voliminoz me 328 faqe,e fillova me dëshirë ta lexoj aq sa durim kam unë.Për çudi dëshira më erdhi duke më rritur kur hyra në botën e zhvillimit të ngjarjeve nga përsonazhet e librit. Natyrshëm që unë nuk e pata të lehtë të fitoj durimin ,por se si pa e kuptuar mu rrit dëshira deri në at masë sa nuk mundësha të shkëputëm të paktën pa e mbaruar kapitullin e filluar deri tek tjetri. Gjatë kohës që po lexoja mendoja se shkrimtarja do ishte një grua në moshë mallore ose një mësuese letërsie tipike,por se si më ra në sy kapertina e librit dhe kur pashë se shkrimtareja ishte në moshë relativisht të re dhe libri kishte tre vite që ishte botuar përfshijë këtu edhe kohën minimale që është dashur të paktën dy vite, pra i bije që as 32 vjeçe nuk ishte shkrimtarja e cila ka filozofuar ,ndërtuar e trilluar ngjarje të cilat të duken aq reale sa të vjen në kujtesë krejtë fëmijëria që i ngjanë jetës tënde.Ndoshta unë jam rritur në një fshat në përiferi të qytetit të kulturës kombëtare Shkodër-loces, por ndoshta edhe vet bota ime fëminore përshtatet deri në at masë sikur e kam përjetuar krejt matrialin e tridhuar në këtë libër,dhe kjo është shtysa kryesore që e lexova këtë libër më krëshëri ,dëshirë dhe me adrenalinë shumë të lartë. Libri është i shkruar me një sistematikë të përkryer ngjarjeve të ndërthurura aq mjeshtrisht dhe këtu të duket se ky libër ka patur një mjeshtër të mendimit filozofik që të lidh si Rrëshaja në trup dhe nuk të lë pa e lexuar qoftë edhe një gërmë.Mendimi filozofik i autores janë mendime në arrati ku gjithçka kërkon lirinë e veprimit, ku magjia është shkrirë me realitetin e botës fëminore.Libri ka një volum të paparashikuar ku i tejkalon mundësit e leximit të një fëmije kurajoz,por brënda përbrënda ka diçka të panjohur në filozofinë e fëmijëve që zbulon një diçka mallore ku rregjizorët e filmave për fëmijë munden të realizojnë disa seriale filmash dhe me bindje të plotë e them që është një zbullim që duhet eksploruar deri në fund ky talent siç është Blerina Proj.Libri nuk e humbet romancën,por i mbështetet fantazisë fëminore,magjikes dhe reales në mënyrë fantastike,ku sot fëmijët ndjekin me shumë kuriozitet filma,e që ndoshte nuk e teproj të them që nuk e kanë këtë meshazh inteligjenca siç është mendimi briland i autores Blerina Proj. Përsonazhet në këtë roman fëmijësh i rrit ,i zhvillon, i vlerëson dhe u jep mundësi të fitojnë lirinë që kërkojnë përsonazhet që secili është mbi nivelin e normales .Shpërthimi i brëndëshëm i autores inspiron ndnjejat e thella të pastërtisë dhe sinqeritetit që kanë fëmijët në çiltërsinë e tyre në komunikim të sinqertë e pse jo edhe mjaftë inteligjent ku i tejkolojnë moshat e tyre ndoshta shumë herë edhe të prindërëve realitet që duhet pranuar pa paragjykuar asnjë prindë.Nëse ky libër do të ishte botuar në vëndet e zhvilluara të Europës apo më larg në Kanada,Australi e SHBA libri nuk do kishte mbetur thjeshtë një roman për fëmijë,por do ishte shtjelluar në serial filmash për fëmijë.Romani është frymzim për ta shtjelluar thellë e më thellë botën fëminore që çuditërisht autorja zotrën brënda logjikës,fantazisë dhe shpirtit të saj si një nënë me tre fëmijë adolishent.Jeta e saj provinciale është një botë që të vë në mëndime dhe të jep liri mendimesh, sepse mendjet e holla flejnë aty ku askush nuk ka pse të çuditet,por duhet vlerësuar dhe marrë shumë seriozisht prodhimtaria kaq cilësore e autores e cila punon në fushën e turizmit si cicërone ku flet e shkruan pesë gjuhë të huaja Anglisht, Italisht, Spanjisht,Greqisht,Portogalisht dhe një shqipe të pastër e të kulluar të gjitha gjuhët të mbrojtura.Lumturia është gjithmonë momentale ,por fëmijët e përjetojnë më thellë se të rriturit ,imagjinata dhe fantazia bëjnë diferencën dhe në këtë Roman “Princesha e trëndafilave” të Bardhë”të Blerina Proj.Përsonazhet si ai i Mozës e Qëngjit,janë një dashuri njerëzore ku bota sot ka nevojë ta manifestojë në çdo moshë dashurinë midis njeriut dhe kafshëve.Njeriu ka aftësi ti edukoj kafshët dhe të bashkëjetojnë të dy palët të lumtur.Mendime te mirësisë të Mirëisa e Larisa që njëra është pozitive e tjetra ndryshe ka një inteligjencë të mahnitshme në përplasjet e tyre me një fantazi brilande. Përplasjet e përsonazheve si Bjondi -Enriku,Alma e Qëngji, Ëmbëlësi e Deyzi janë treguesit në sensin artistik që autorja fantazon dhe zhvillon në këtë Roman kaq tërëheqes për ta lexuar.Të gjitha përsonazhet si mbretër,mbretëresha, prindë,kali,qëngji,binjake e binjake,Alma ,Ujvara etj, sjellin ndërgjegjësimin e sakrificën, për të mirat që na afron jeta dhe triumfin e mirësisë dhe dashurisë njerëzore që askush më shumë se fëmijët nuk e ndjenë.Ngjarjet zhvillohen në kodra,lëndina ,male ,ku ka lule shumngjyrshe, xixilloja e bukuri natyrore që e bëjnë aq të larmishëm romanin sa e kam lexuar me një frymë dhe po e rilexoj që ta thilli krejt nektarin e magjishëm që të dhuron shpirti magjik i autorës Blerina Proj.Kur fëmijët rriten me dashuri,e të lirë, e të kontrolluar me norma edukative, atëhere nuk ka pse na bënë përshtypje asgjë e çuditshme që shikojmë në zhvillimet e tyre të fuqishme.Autorja paraqet një dashuri tëpër të madhe për fëmijët dhe me siguri do jetë një nënë e qetë,e përkushtuar dhe shumë e zgjuar ku dashuria i buron nga qënjet e saj me të cilët ka kaluar gjithë kohën që e ka shkruajtur këtë roman fantastik,që unë e vlerësoj maksimalisht mendjen ,inteligjencën dhe forcën e shpirtit për të mposhtur çdo vështërësi,si nënë e zhytur thellë në botën e fëmijëve pa emucione, por me dashuri të sinqertë. Nuk mundem të përshkruaj thëllësisht portretin e autorës përderisa unë nuk e njohë fizikisht ,as nuk kam komunikuar kurrë me të ,e njohë vetëm nëpërmjet këtij romani,por logjika më shtynë drejtë mendimit se është një nënë shembullore e përkushtua, një bashkëshorte e mirë dhe një femër me zemër të madhe, ku bota e saj e brëndshme shfaqet si magji e mallësishme për lexuesin e çdo moshe.328 faqe libër të ndara në 28 pjesë frymzimi, fantazie e madhështie që na bajnë të ndihemi krenar që edhe vëndi ynë i vogël ka talente kaq të mëdha siç është Blerina Proj dhe me kaq botë të zhvilluar ku rrezaton mbi ajkën e kombit siç janë fëmijët tanë që janë e armdhmja jonë.Unë i shpreh mirnjohje dhe falenderim të pakufijshëm kësaj autore që ka sjellë këtë roman me kaq shumë vlera.Shkëlqimi e të cilit shpresoj të shkoj në duart e regjizorëve prestigjoz e profesionist, pse jo edhe të Hollivudit në SHBA aty ku kinomtografia bënë mrrekullinë dhe shkëlqen në mbarë botën.Me shumë rrespekt për autoren Blerian Proj nga Shkrimtari,Poeti dhe Publicisti Ilmi Kurti.Shkodër 11prill 2020.

2 KOMENTE

  1. Shkrimtari,Poeti dhe Publicisti Ilmi Kurti.Shkodër, faleminderit për këtë shkrim! Unë vetëm se kam dëgjuar për këtë roman të Blerina Proj, por nuk kam pasur rastin ta kem. Si do që të jetë, ne u njohëm më përafërsisht për një shkrimtare të re me plot fantazi e imagjinatë, siç e thoni Ju.
    Nuk mundemtë them diçka më shumë, por kam dëgjuar se është me vlera të larta imagjinative, për çka do të duhej të interesoheshin instancat më të larta letraree kulturore, përfshirë edhe atë filmit e ta realizonin në film. Autores i dëshirojmë edhe vepra tjera të tilla!

  2. Shkrimtari,Poeti dhe Publicisti Ilmi Kurti Shkoder. Une e kam lexuar librin “Princesha e trendafilave te bardhe” eshte nje liber fantastik madje edhe vete autoren e njoh nga afer eshte nje njeri me cilesi sic i pershkruajte ti dhe nje nene shembullore, eshte shume e dashur dhe te fal shume dashuri.Libri me ka futur ne fantazi dhe jam mahnitur madje e kam pergezuar shkrimtaren nga afer. Meqe ne fund te romanit shkruat qe “Misteri mbetet per tu zbuluar” ateher mbetet te themi qe mund te botohet nje liber i dyte me vazhtimin e historise. Shpresoj qe ky liber te shkoj edhe jashte vendit dhe pse jo te behet nje serial per femije.I keshilloje te gjithe ta lexojne dhe te zhyten ne fantazine e tij.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.