Biznesmeni “i pangopur”, jeton me gruan dhe 30 të dashurat e tij

0
611

Biznesmeni i duhanit Travers Beynon  jeton në në Australi së bashku me gruan e tij 27-vjeçare Taesha, dhe me dy të dashura të tjera të përhershme, Nisha 22 vjeç dhe Krystal 21 vjeç.

E megjithate, ai duket se eshte i “pangopur”.

Në festat që organizon në fundjavë në vilën e tij, numri i vajzave shkon në rreth 30 me të cilat kalon natën.

Në një intervistë për “Daily Mail”, biznesmeni thotë se bashkëshortja e tij nuk e ka aspak problem që ai fle edhe me 30 femra të tjera. Sipas 46-vjeçarit, jeta e tyre martesore funksionon sepse Taesha e dashuron jetën e tyre seksuale dhe i pëlqen vajzat e tjera.

Ndërkohë, vet ajo shprehet: “Unë dhe Travers kemi një martesë dhe marrëdhënie të fortë. Kalojmë shumë kohë së bashku. Ndihem sikur jam gjithmonë në qendër të vëmendjes së tij”.

Nga ana tjetër, biznesmeni shtoi se ka një proces shumë të rreptë të përzgjedhjes së të dashurave të tij dhe gjithmonë është në kërkim për vajza të tjera.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.