Alkool , drogë e dhunë në festën e të rinjve , plagosen edhe policët

0
624

Tetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar gjatë mesnatës të së premtes pas nderhyrjes që kishin tek Parku i Qytetit në Prishtinë, gjatë arrestimit të studentëve nga organizata SKV, (Studim, Kritikë dhe Veprim) të cilët kishin një festë.

Indeksonline qëndroi në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ku ka siguruar pamje të disa policëve të cilët kishin pësuar lëndime.

Mësohet se janë arrestuar gjashtë persona, Endrit Shatri, Korab Muhadri, Pajtim Demaj, Januz Shatri, Kreshnik Gega dhe Hajredin Krasniqi, të gjithë këta aktivistë të organizatës së Lëvizjes Studentore për Barazi, afër me lëvizjen Vetëvendosje.

Ata kishin organizuar një feste në mes të parkut duke pirë alkool dhe dyshohet të ketë pasur edhe marihuanë. Janë lënduar tetë persona.

Policia ka kryer aksionin me pretekst se disa nga fqinjët janë ankuar për shkak të zhurmës së madhe të muzikës që kishin lëshuar gjatë këtij manifestimi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.