Bashkia Shkodër , ose më sakt kreu i Bashkisë Benet Beci nga sot është bërë me 3 zëvëndës kryetar.Kësisojë pas dy emrimeve të mëparshme në këtë detyrë të Onid Bejleri dhe Rudin Beka , sot mësohet të jetë emruar dhe zëvëndësja e tretë znj. Teuta Shala Qyteza. Zonja Qyteza vjen në këtë eksperiencë të re, në pushtetin vendor pas angazhimit disa vjeçar në Drejtorinë e Doganave në Shkodër. Ajo ka nisur detyrën ditën e sotme ndërkohë që mësohet se zonja Qyteza, do të këtë në si kompetencë shërbimet sociale por edhe fushën ekonomike të Bashkisë Shkodër.Nderkaq bëhet e ditur se: Ashtu sic ishte përcaktuar edhe në strukturën e re të Bashkisë Shkodër, plotësohet edhe numri i 3 zëvendëskryetarëve të Bashkisë Shkodër.