Xhubleta vallzon gegnisht n’trupin e malësores ,e asht pasuni kombtare
Për të gjithë ata/ato që më sulmuan si “armike “për aktivitetin e poezise gege, zhvilluar në Lezhë në datën 2 Mars ,po ju jap një biografi timen e më pas më “pushkatoni”
Unë jam Brunilda Gjoni (mbiemri 100% shqiptar)
Jam lindur e rritur në një qytet të vogël në jug të Shqipérisë Kucovë( Berat) dhe trungu im familjar vjen nga Malesia e Gjakovés që për arsye të kushteve ,stergjyshi zhvendoset në Kanine té Vlorés!
Gjuha me të cilën unë jam rritur ka qenë ajo standarte e shoqeruar me fjale dialektore të zonave të jugut! Prej 30 viteve fati e deshi që uné të krijoj familje në qytetin e Lezhés ,e të bekohem me dy fémije që sot më kané dhuruar dy diamant té çmuar!
Këtu në Lezhë unë u ngopa me fjalël Nanë!
Ohhh sa ambél vjen fjala Nanë e sidomos kur e ke humbur atë né moshë të re
Kétu unë mësova gegnishten e bukur e cila rri aq bukur në gojén e mirditoreve, malësorëve, zadrimorëve kallmetorëve e të gjitha zonave përreth.
Kostumet e tyre jane art të qendisura nga duar grash qé kur ti japin pér të bërë foto e shoqërojnë me fjalë
Sa t’paskan hije !
Ja pra gegnishtja té bën ta duash në cdo fjalë!
Pér të gjithé ju që nuk më njihni më tepër se në fb ,ju theme se :Unë flas standart !
E flas mé mirë se Ju që e mbroni standarten dhe se….nuk di të lexoj bukur në gegnisht!
Kam ardhur nuse në një kullë guri ,( 18 vjeç) ku burrat rrinin kémbëkryq në oden e miqve e aty kam prekur me dorë për herë të parë çiftinë!
Mësova nga gjysh Gjergji këngë malësorësh dhe perpiqesha si femije ta shoqeroja e ti tregoja se edhe une mundem të kéndoj si ti!
Unë i dua çmëndurisht malet se aty dukem sikur prek qiellin edhe pse detin e kam pak minuta larg !
E dua vëndin tim më shumë se ju që mbronin standarten!
E dua Lezhën më shumë se ju që vini për tu krenuar me ca foto te Memoriali i Skenderbeut , me ca foto né kalanë e saj, me ca foto te Lahuta e Malcisë në qendér të qytetit , e nëse nuk do e doja ,do të kisha ikur edhe unë pas fëmijëve , që kur më përshéndesin cdo méngjes… M’ka marrë malli Nané … më drithnohet trupi!
Jam unë që u mësoj fëmijëve ( me aftësi ndryshe) këngën O sa mirë me kan shqipar ( që edhe ketu kendohet në gegnisht!
Dashuria ime për gegnishten më bëri të ideoj “Eja n’Liss ” një aktivitet letrar ,që më shumë se një konkurs ishte një takim mes miqsh që shkruajné apo u pëlqen të shkruajnë poezi në dialektin gegë!
Lumturia ime ishte e madhe kur mbeshtetja ishte apsolute nga të gjithe anetaret e Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja” Lezhë që nuk nguroj tua theme se i dua fort pér gjithcka bejne per te sjelle në Lezhën e vogël gjëra të bukura!
E ju qe mendoni se shqiparia përçahet nga një takim letrar …. GABOHENI!
Unë e dua Lezhën që cdo mëngjes zgjohet me pershendetjen
Si ke njeh !!