BASHKIA M.MADHE “FLET” ME VETEN …

0
96

Dëgjesa publike “Projekt Buxhetin afatmesëm 2022-2024”, formaliteti i rradhës në Bashkinë M.Madhe . Kju u verejt qartazi  në  pjesmarrjen  vetem disa punojsve  të  administratës së  Bashkise.Kesisoj mos  pjesmarrja në një diskutim të tillë  të  përfaqesuesve të  grupeve të interest, jo vetem që lë  shume për të dëshëruar, por legjitimon   formalitetin e rradhës  seë Bashkise M,Madhe.Drejtoria e Finances dhe Buxhetit ka organizuar sot dëgjesën publike për “Projekt Buxhetin afatmesëm 2022-2024”. Gjatë kësaj dëgjese janë shtruar për diskutim pyetje dhe sugjerime të cilat do të shqyrtohen në vazhdim nga specialistet e kësaj Drejtorie.Është  pikrisht  ky  infarmacion    i  bërë public nga  Bashkia M.Madhe , në faqën e saj zyrtare, ku njoftohet publiku rreth   kësaj degjese publike, në kuadër të diskutimit  për Projektbuxhetin  afatmesëm  2022-2024.. Në fakt teksa thuhet  Degjesë  publike,  është   qartësisht   e dukshme se në raste të tilla  nuk duhet të ketë  më shumë  punojs administrate, se sa përfaqësues të grupeve të interest.Ky realitet   jo vetem që e zbeh  interesimin dhe   qellimin e    degjesës publike  për projektbuxhetin  afatmesem të  viteve 2022- 2024, por edhe sikur  legjitimon  në tërsi frmalitetin e punës në   Bashkinë M.Madhe. Athere lind pyetja ,  përse ndodh   ky mos interesim , ose e thënë ndryshe ky abandenim i përfaqësuesve të komunitetit, pra të grupeve të  interest?Me siguri një përgjigje mund të ishte , e tillë: Mosbesimi i  këtyre grupeve të interest tek  degjesa publike dhe aktorët  e saj.Ose  edhe mungesa  e  informimit public , pikrisht  e këtyre grupeve të interest  për kohen  dhe vendin  e kësaj dëgjese publike., Kjo në formatin më të mirë të mundëshëm, për tu njohur   me këtë “Projektbuxhet”. Gjithësesi  serish duket e pafalshme  , jo vetem mungesa e   përfaqesuesve të grupeve teinteresit, por edhe    e  opozites  ne M.Madhe, ç’ka realisht  do të duhej të ishin present  në atë sadhe të vogel, jo për politikë , por   me specialistet e tyre për të dhënë mendimin professional për këtë project buxhet. Kësisoj  me mungesen e  këtyre  faktorve, aktoret e kësaj degjese , sikur kanë folur  me vetën e tyre  në pritje të afateve  ligjore për të miratuar këtë project  në  Këshillin e  Bashkisë .

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.