Që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, nga opozita por dhe nga opinioni qytetar është thënë që ky këshill bashkie i dalë nga këto zgjedhje është thjeshtë një këshill kukull i kryebashkiakut Marinaj. Mirëpo dhe një herë të vetme ky këshill bëri “çudinë” duke mos miratuar një propozim të sjellë nga kryetari i bashkisë M.Madhe z.Tonin Marinaj, duket se këshilltarëve u ka shkuar kot. Bëhet fjalë për miratimin e lirimit të vendit për ndertimin e një përmendorje në kujtim të të vrarëve nga ushtria Malazeze në Hot të M.Madhe, e cila kjo përmendore u inagurua gjatë ditës së sotme ku mori pjesë dhe kryetari i bashkisë Tonin Marinaj, por nuk ishte i ftuar asnjë këshilltar. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe njëri ndër antarët e këshillit të bashkisë M.Madhe Besmir Mataj i cili ne profilin e tij të Facebook është shprehur: