PËRKUJTOHET 100 VJETORI I MASAKRËS SË HOTIT

0
522

Në Hot të Malësisë së Madhe është përkujtuar 100 vjetori i masakrës së Hotit ku të paktën 72 persona janë vrarë nga ushtria serbo malazese në vitin 1919. I pranishëm si një nga familjarët e njerit prej të vrarëve në ketë masaker ishte edhe prokurori shqiptaro amerikan Gion Junçaj i cili ishte në Shqipëri si i dërguar i SHBA në procesin e reformës në drejtësi. Prokurori Junçaj tha për masakrën e Hotit se koha e heshtjes ka përfunduar dhe se pas 100 vitesh është momenti për t’i dhënë nderimin e fundit atyre që u vranë padrejtësisht nga ushtria serbo malazeze….

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe përfaqësuesi I komunës shqiptare në Malin e Zi Nikollë Camaj I cili u shpreh se është koha që Serbia të kërkojë falje ndaj masakrës së Hotit por edhe shumë veprimeve të tjera të padrejta të serbëve ndaj shqiptarëve….

Në këtë 100 vjetor u përurua një memorial për të vrarët në masakrën e Hotit i cili do të jetë një nderim i përhershëm për gjithë ata që u vranë 100 vite më parë nga ushtria serbo-malazeze, një masakër pasojat e të cilës vijuan për shumë vite me radhë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.