Në 100 vjetorin e masakrës së Hotit, në kishën e këtij fshati në Malësinë e Madhe u kremtua mesha e shenjtë kushtuar të vrarëve para 100 viteve. mesha u kremtua nga famullitari i Hotit Ardjan Arra i cili kërkoi që shqiptarët kudo që janë të jenë më të bashkuar nga ana shpirtërore…
Pas meshës u bë përurimi i memorialit kushtuar të vrarëve në Hot nga ushtria serbo-malazeze ndërsa famullitari Ardjan Arra bëri bekimin e këtij memoriali ndërsa pasardhësit vendosën kurora me lule. Lukë Junçaj një prej organizatorëve shprehet se masakra e Hotit është lënë në heshtje nga autoritetet shqiptare për 100 vite me radhë duke mos i kushtuar rëndësinë e duhur…
Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj vlerësoi të rënët në masakrat e Hotit, familjet e tyre por edhe gjithë malësorët për qëndresën që i bënë pushtuesve serbo-malazez…
Masakra e Hotit e 1919 me 72 të vrarë, numër që mendohet se mund të jetë edhe më i madh është një nga më të tmerrshmet e ushtrisë serbo-malazeze ndaj popullit shqiptar e konkretisht malësoreve të Hotit dhe fshatrave përreth.