Del nga botimi ky libër me satirë, pikërisht me daten 8 dhjetor 2019. Pikërisht në nje datë të madhe, siç është 8 Dhjetori, një datë që ia vlen përherë të mbetet pikë referimi dhe reflektimi. Shtepia botuese “Rozafat” ka nxjerrë librin më të ri dhe më të fundit pas vdekjes së autorit Shaban Bercaj. Zagora Live, Intervistë me Enver Hoxhen, ky është titulli i këtij libri me satir dhe karikatura , të mjeshtrit të humorit , satires, sarkazmes, karikatures dhe batutave e vargjeve rapsodike humoristike , tashmë të ndjerit Shaban Bercaj. Kështu duke mbajtur amanetin e Shabanit për t’ia botuar ,këtë liber me satirë, në rradhë të parë e gjithë familja e tij , por veçnarisht djali Ermiri dhe posaçorisht nusja e Ermirit, Alma, por edhe aktor te tjerë , mundësuan daljën në tregun e botimeve në këtë fund viti të këtij libri. Kështu ajo që vlen të citojmë eshte dhe fakti mjaft sinjifikativ, nga tirazhi i këtij botimi librin e parë ia dhuruam mjeshtrit të madh të penës, ish mikut të tij të hershëm Fadil Kraja.
Ky i fundit kur ne i dhuruam ketë libër, jo vetëm që ndjeu emocion, por kujtimet e sollen në ato vite të veshtira te artit, veçnërisht për njërz të penës, penelit dhe këngës si Shaban Bercaj. Ky ishtë një opozitar i vertetë i së keqës eshte shprehur kështu Fadil Kraja për mikun e tij Shaban Bercaj. Më shumë rreth ketij libri lexuesi do kete mundesine të mesojne sapo te kete bërë prone të tijën këtë libër i cili tashmë do gjendet ne libraritë e qyteteve Shkodër, Koplik, Tiranë. Ndërkaq bëjmë me dije se promovimi i libvrit do organizohet në dhjeteditëshin e dytë të muajt dhjetor.