“Big Brother” ka vendosur që prova e radhës javore e banorëve të realizohet çift. Ata në mënyrë rastësore duhet të zgjidhnin një pyetje dhe t’i përgjigjeshin në mënyrë të sinqertë.Një nga çiftet që u krijua ishte Paloma dhe Arditi. Pyetja që u zgjodh në këtë rast ishte rrëfimi i zhgënjimit më të madh që kanë kaluar në jetën e tyre.Arditi dhe një përgjigje që nuk pritej. Si fillim ai përmendi botën e artit ku edhe vetë është pjesë dhe u shpreh se ishte zhgënjyer nga bashkëpuntorët e tij.‘’Në botën e artit jam zhgënjyer pafundësisht nga bashkëpunëtorë dhe nga producentë’’,- tha ai.
Gjithsesi ai nuk e la me kaq por vazhdoi duke thënë se ishte zhgënjyer jo vetëm në asprkt professional por edhe në atë personal.
‘’Edhe në dashuri jam zhgënjyer tepër… por me kalimin e kohës kam mësuar të vendos veten në plan të parë dhe jo partneren”, ka shtuar Arditi./CNA.al