Atje ku u nise dje…

0
114
   Linda Shaqiri
                                                              Valsi i fundit  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Më jap pak shije verë,
Nga gota jote plotë,
Të fali si dhuratë,
Valsin e fundit në kalendar.
Dy pika loti në faqe,
Fshihi nga sytë e mi,
Në natën më të gjat të vitit,
Ta fali valsin tim.
Epokë e re po shkruhet,
Në kalendarin e perëndisë,
Mes yjesh po thuret,
Valixhja e madhe e gostisë!

Forca e femrës  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ti më fole aq gjatë për mua,
U njoftova me veten,
Si nuk e kisha njohur më parë atë grua?!
Lëkurën e fildishtë nën setër,
Atë dritë fanari,
E veshe me mijëra fjalë të ndyra,
Në sytë e tu zhveshur prej palce,
Damar zjarri gufon në ty,
Qelben fjalët nga thellësia e Ferrit,
Qelizat kërcejnë nën gjakun e zi,
Shpirti kërkon oqeanin gri,
Fryma pushoi,
Trupi si një lisë peme,
U rrëzua,
Por nuk u dorëzua,
Fuqia e saj e pa mposhtur,
Erdhi si erë perëndie,
Mbi gjembat e shkëmbit,
Me kurorë mbretërie,
Nuk ish më ajo grua,
Ai nur i ndritur,
U bë gur i skalitur në betejën e saj,
Ti më fole për mua,Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Rrugën e trishtë ndër vite,
Jo nuk eca andej kodre,
Më vjen të përplasi qerpikun,
Të hedh mbi retë hirin për një çaste,
Mbi atë dërrasë që mban nën sqetullë,
Mbi gurin bosh në kraharor,
Aty ku rrinë e fjetur drita e syve tu,
Ndaloi shtegun në horizont dallëndyshes,
Kurora e saj u ngrit në Perëndi!
Rrugë e grisurë në letër
Rrugën e grisur në letër,
E përplasa diku në një qoshe,
Ndeza zjarr me kohën e vjetër,
Të bëjë dritë rruga jote,
E shtrirë në akullnajë,
Nga acari i brisht,
U poq në xhamin e dritës,
Një dhimbje e shkrirë në varg,
Aty u rritën trëndafilat e gdhendur,
Dhe nga gjemba rrodhi gjaku,
Si një shenjë e baladës së fjetur,
Një drithërim e zogut në shtegtim,
Një oqean,
I mbushur me copëza vreri,
Në ditën kur ti linde,
Ra terri mbi feniks,
Nën hijen e hënës u poqe,
Nga drita e diellit u dogje,
Mbeti hiri në xhamin gri,
Aty u gdhende si stoli,
Në vargun tim poezi !
Kjo Grua
Ka zhvilluar një mijë beteja..
Qëndronte ende në këmbë ta priste fëmijen e saj
Ka qare një mije lot..
Është thyer,
E tradhtuar
E braktisur,
Refuzuar,
E dhunuar,
E vrarë,
Por ajo ende është krenare..
Mur plumbë,
Dhe ra përtokë,
A ka drejtësi,
Edhe pse jemi gjini femrore
Jemi nana , jemi motra, jemi vajzat e juaja!
Kjo grua ishtë e bukur
Kjo grua ishtë e përulur
Kjo Grua
Është ajo!!
Jam une!!
Je edhe ti një ditë secila prej nesh mund të jem!!
Shekulli i djallitMund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Vuaj shekullin e djallit,
Lotin e të huajit fajtor,
Sikur me plagën e malit,
U bëmë shokë për shokë,
Kokë më kokë,
Ndezëm dritat,
Të rroj udhëtari i natës,
Me freskinë e acarit,
Gjethet e natës,
Dhe shushurimën e stinës,
Mbështille hapin,
Nën këmbën e Akilit,
Atje ku u nise dje,
Drejt horizontit tëndë,
E nesërmja,
Nuk do të gjeje atje,
Jeton në shekullin e djallit!.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.