M.MADHE /Mesazh i kreut të Bashkisë Tonin Marinaj :Malësorë të dashur, jam i nderuar t’ju shërbej juve.

0
Viti që po lëmë pas ishte një vit i suksesshëm për Malësinë e Madhe. Ky vit e bëri të njohur trevën tonë kudo në botë. UNESCO vlerësoi historinë, traditën, autenticitetin, vlerat dhe trashëgiminë tonë kulturore përmes futjes së xhubletës në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale. Xhubleta u bë pjesë e historisë botërore duke lartësuar emrin e Malësisë së Madhe dhe kombit Shqiptar.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
  Gjithashtu Malësorët shkëlqyen përmes artit, letërsisë dhe punës së palodhur anembanë botës, duke rritur afirmimin e tyre por edhe të vendit të origjinës.
Malësorët treguan se janë punëtorë, solidarë dhe të talentuar. Ndihem i privilegjuar që në krye të bashkisë mirëprita Malësorë të diasporës, artistë, intelektualë, studentë të shkëlqyer dhe sipërmarrës të suksesshëm të cilët erdhën për të dhënë kontributin e tyre në vendlindje.Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Malësia e Madhe nuk do t’ju harrojë asnjëherë.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Gjatë gjithë këtyre viteve stafi i bashkisë ka mbështetur çdo iniciative të çdo individi për të investuar në agroturizëm dhe në ide që e zhvillojnë Malësinë e Madhe Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbëdhe ju premtoj se do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të mbështetur çdo ide në të cilën zona jona përfiton, do të punojmë për të sjellë investime, zhvillim të qëndrueshëm, mirëqënie sociale dhe për ta promovuar edhe më shumë Malësinë tonë të bukur dhe krenare.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
xhublreta ne UNESCOMund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
 :

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.