Mali i Zi/ Gjëndet zëvëndësuesi i Dritan Abazoviç. Ai është Miodrag Lekic

0

Kryetari dhe deputeti i “Aleances Demokratike (DEMOS)” Miodrag Lekic, mori të enjten nga Parlamenti i Malit të Zi, mandatin për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, disa muaj pas rrëzimit të qeverisë së Dritan Abazoviq.Kryetarja e Kuvendit të MZ, Danijela Gjurovic, gjatë seancës njoftoi se meqenëse Presidenti i MZ, nuk e ka propozuar mandatarin, me këtë lrast janë plotësuar kushtet nga neni 7 i ndryshimit të Ligjit për Presidentin dheKuvendi i Malit të Zi debaton për rrëzimin e qeverisë konstatoi se Miodrag Lekic është mandatar për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.Miodrag Lekic është profesor, politikan dhe ka shërbyer si diplomat i ish-Jugosllavisë në Mozambik dhe Lesoto. Po ashtu, shërbeu edhe në Itali, Maltë dhe San Marino.Ai ka qenë kryetar i ‘Frontit Demokratik’ nga viti 2012 deri në mars 2015, ndërsa nga viti 2015 është kryetar i partisë “Aleanca Demokratike (DEMOS)” dhe deputet i saj.Parlamenti malazez, më 20 gusht, votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviq.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.