ARRA E MADHE…

0
Nga Lukë Luka    May be an image of 2 people
…(Nji lagje simoter e Serreqit)
Arres se Madhe , i vjen keshtu emni prej nji peme arre e madhe shekullore, qe ishte ne mes te dyshpijave; Xhuxhejve e Toskejve.
Lagje e vjeter, nder te vjetrat ne qytetin tone, ishte me shume shpi te uleta, te cilave vera u falte kenaqesi me oborret karakteristike plot me lule te stines. Ndersa dimni i eger u dhuronte merzi e veshtiresi. Kjo per shkak se shpesh permbyteshin prej vershimit , jashte shtratit, te lumit Kir, sic e thone edhe keto vargje:
Arra e madhe ne vere me lule
Shetitet ne dimen me sule…
*
Ne kete lagje, shpija ma e vjeter, e permendun dhe e njoftun, ishte ajo e te parit te fisit, Kole Xhuxha.
Ky kishte ardhe prej katundit Xhuxhe te Fanit te Mirdites. Pasardhesit e tij ma vone e kthyen mbiemnin ne Gjinaj!..
Koles, burre i shkurte, qe mbante gjithmone nji kesule te kuqe rrashtake mirditore, ne lagje i “kendonin” kete bejte:
Arra e Madhe me shume halle / del Kol Xhuxha me fes te kuq!
Gra e burra hjedhin valle,
femija lozin rrasabuq!..
Nipi i tij, Eduardi, teshti ne moshe e trashigimtar, tregon se gjyshi i tij, Kola, ishte pasanik me shume toka dhe vneshta si ne Bardhej, ne Beltoje e Berdice.Ne qytet ishin prone e tyne te quejtunat “Baçja eXhuxhejve”
“Kallamat e Kole Xhuxhes”etj.
Sot keto kane mbetun si toponime se aty jane ndertu shume shpija e apartamente, Stacioni i trenit, ish ndermarrja artistike etj.
Vajza e tij, Luçija, ishte e martume me Preng Pashen e Mirdites.
*
Familje tjera te permenduna te kesaj lage jane: Kadarja, Hila, Gjonejt, Çefa, Ujka, Pepa, Çeli, Radoja, Shuli, Simoni , Krroqi, Mjeda, Vasa, Martini, Luka, Fishta,Plani,Gazulli, Kaculini, Çurçija, Ronkali, Sheldija, Pjalmi, Çerraxhija, si dhe Pema e Suma, ku perfunonte lagja me kalu ne lagjen tjeter te njohun Perash!
*
Nuk marr persiper me ba historikun e seciles familje.Vetem nga njohjen prej lidhjeve familjare qe kam pase e kam me kete lagje, po paraqes figura te shqume me dije e qytetari, qe kane kontribu ne ruejtjen e vlerave ne te gjithe sferat e jetes.
*
Nji personalitet , icili u perkund ne djepin e shpise se familjes Vasa, ishte ai i Pashko Vases (1825- 1892).
Veprimtar i Rilindjes Kombetare.Mori pjese ne luften, prane Garibaltit, per bashkimin e Italise. Ma vone per per nji dekate ishte guvernator i Libanit.
*
Ne kishen e vogel “Zoja Ruzare”, e mjaftueshme per besimtaret e lagjes( e perbame teresisht prej katolikeve), kane jetu e punu ne qelen e saj, shume priften françeskane. Nder ato edhe Justin Rrota, meshtar, atdhetar, njeri i thjeshte, mbi te gjitha gjuhetar e poliglot.
Nuk ka pase shkencetar icili te mos kete folun e shkru per te dhe te mos kete marre mesime prej tij!…
*
Ne dalje ne rrugen kryesore nis prej shtepise muze te P.Vases, gjendet kuvendi i murgeshave “Bijat e dashnise hyjnore” si dhe konvikti “Vajzat e shen Jozefit”.Aty perbri asht edhe shpija e vellazenve Zef Simoni, monsinjor dhe Gjergji prift e perballe shpija tjeter e priftit Ndre Krroqi!..
*
Nji familje tjeter,paksa ineresante ishte edhe ajo me emnin Kadarja.Jetonin moter e vella, qe leshonin shpine me qyra. E, banoreve te Arres se Madhe, ndonese me jetese te veshtire, nuk u ka mungu kurre humori e shpotia:
Rri me shpi te Kel Kadarja
e qyrane e kam pagu
ai i vene deres 2-3 shula
e nuk na len me mbajte as pula..
Ne kete lagje kane ba emen:
Prej familjes se Toskejve, Çelini i ndershem, shofer taksie, Zeka ingjinier me dy vajzat Çiljeta e Fausta volejbolliste te “Vllaznise” e Kombetares.
Zef Mjeda, mesues e njohes e zotnues i gjuhes nderkombetare “esperanto”.
Pjeter Arbnori e Pjeter Pepa ,deputet ne kuvendin e pare pluralist mbas shembjes se diktatures.
Jane te njohun doktoret Suma, Kaçulini,Ashta e Ujka,Liljana Plani……
Muzikantet kole Gjinaj,Jakobin Pepa e Karlo Radoja.Shquhet piktori Pjerin Sheldija, peneli i te cilit asht i paperseritshem , qe permes ngjyrave ne tabllot e tij, jep fragmente te jetes se Shkodres, si dhe shkrimtari humorist Kolec Pepa e aktori Ndoc Sheldija,P.Preka etj.
Nga kjo lagje kane dale edhe mesues te nderuem: Kel Ujka e te bijte Gjosho e Bert, profesor Simon Pepa e plot mesues si vellaznit Cefa(Anton, Matish Kolec),Terezina Ronkali, pjerin Pjalmi, B.Çurcija,Puka, V.Sheldija, G.Gjonej, Ageti Çefa, S.Shuli, M.Ujka ,Rr.Gjeluci etj.etj.
*
Fatkeqesisht edhe kjo lagje, si shume te tjera, u prek prej diktatures. Shume intelektuale te nderuem si Ndoc Radoja ( intelektual i nji formati te veçante pozitiv),vellaznit Zef e Ndoc xhuxha, Zef Mirija, Matish Çefa,Dom Ndre Krroqi, pjeter Arbenori, Ndoc Peci e shume e shume te tjere qe u denuen me akuza fallso me burgim e deri ne pushkatim.Nder to qe vuejten burgun ishte edhe shoku e miku jone i Fb.Pjerin Pjalmi, i cili sot ne moshe gezon shendet te plote dhe asht aktiv ne jete.
*
Si perfundim banoret e kesaj lagje kane kene e jane njerez te thjeshte, te mire ne shpirt e ne tradita.
Ne foto nji dasem ne oborrin e shpise karakterisike shkodrane ma e vjetra ne Arren e Madhe!…Martohet vajza e Lajde Zef Hila,Gjystina ,me Z.Angjelin Bazhdarin ,24 korrik 1960..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.