“AROME SHKODRE” SHTRON SOFREN E BUJARISË

0
451

“Aromë Shkodre” është projekti i zbatuar nga nxënëset e klasave të VIII & IX të medresesë “Haxhi Sheh Shamija” Shkoder. Ky projekt i realizuar me mjaftë perkushtim dhe vëmëndje nga vajzat e kesaj medreseje, nën kujdesin e posaçëm të mësueses së lëndës qytetare, është vlersuar si një, kujdesje e ruajtjes së vlerave të tradites shkodrane. Në tre plane ishte konceptuar dhe realizuar ky projekt. E para: ” Sofra e Bujarisë” këtu vajzat të mbledhura rreth sofres kanë treguar se si tradita shkodrane e ka servirë me mikpritjen e vetë gjithë bujari, atë çfarë është shtruar në sofer. Dhe e dyta: Orendit e vjretra shkodrane të prezantuara gjatë performimit të këtij projekti, ishin në sinkron me gjithë atë çfarë tradita e një familje të vjetër shkodrane e ka percjellë brez pas brezi. Dhe e treta: Panairi i produkteve ushqimore të pregaditura nga duartë e shkathta të këtyre vajzave. Gjithçka
këtu ishte një bukuri me vete.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.