Kështu do mund të themi per çiftin Tom dhe File Lepuri, banues në fshatin Gashaj të njësisë administrative Kastrat. Toma prej vitesh pak e nga pak, duke i rënduar sëmundja, por pa e nënështruar, e ka detyruar të qëndrojnë në nje karrocë invalidi. Vuajtje dhe dhimbje njerzore, për sëmundjen e burrit ka perjetuar dhe vazhdon ta përjetojnë bashkeshortja Filja. Por falë kurajos dhe vullnetit për të mos iu dorëzuar këtij fati jete të shendetit të burrit të saj Filja, deri më tani ia ka dalë te perballojnë jetesen. Në realitet të jetosh me një invalid dhe për më tepër në një fshat të tillë si Gashajt, ështe një sakrificë, por që e ka forcuar me shumë Filen. Emisioni Jete Tjetër ishte kësaj rradhe pranë këtij çifti. Dhe në bisede me Tomën, meson atë çfare gati duket e pa besueshme. Jetë në karroce invalidi. Po kështu edhe Filja tregon peripicit e jetës për të perballuar këtë smundje të burrit të saj. Gjithëçka e perballuar nga Filja, pa ndihmen e askujt. Shteti ketu sikur nuk ekziston. I është dashur të shesin Lopen për të blerë një karrocë invalidi elektrike, por tashmë edhe kjo i ështe prishur, ndaj Toma dhe Filja apelojnë per ndihmë.