Agron Çela: Jam i vetmi ish deputet dhe kandidat që banojë dhe jetojë në Shkodër

0
1055
AGRON ELEZ ÇELA, lindur ne Shkodër ne vitin 1969. Ka përfunduar studimet e larta universitare për drejtësi ne universitetin “Luigj Gurakuqi” ku dhe është diplomuar. Është nder biznesmenët e pare jo vetëm te Shkodres por edhe te Shqipërisë, pas përmbysjes se regjimit komunist dhe vendosjes se ekonomisë se tregut. Suksesin e tij ne ketë fushe e dëshmon me krijimin e shoqërisë “Xhenis-SH” sh.p.k. Për arritjet ne ketë drejtim është vlerësuar me çmime prestigjioze kombëtare e ndërkombëtare si “Çertifikate Mirënjohje” nga Unioni Turistik Shqiptar, dhe çmimin “Mirënjohje e Larte” nga Unioni Regione Storiche Evrope.
Krahas biznesit, ka një kontribut te spikatur për mbështetjen e sporteve, ku për disa vite ka qene edhe President i Klubit te Futbollit Vllaznia, dhe aktualisht është President Nderi i Mundjes Shqiptare. Ky kontribut për sportin ka bere qe te gëzojë mirënjohjen e sportisteve ne Shkodër dhe gjithë Shqipërinë.
Ne angazhimin politik ka luajtur e luan një rol shume te rendesishem me strukturat e LSI-se te Qarkut te Shkodres. Për ketë edhe është zgjedhur deputet i LSI-se ne Kuvendin e Shqipërisë, ne vitet 2013 – 2019 ! Nisur nga ky kontribut, anëtarësia e kësaj force politike dhe forumet e larta drejtuese e kane kandiduar serish për deputet, dhe kryeson listën e kandidaturave e LSI-se për Qarkun e Shkodres ne zgjedhjet e 25 prillit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.