Nga Musa Kurtulaj
“Udhëtaret” e emisionit veror të televizionit EuronewsAlbania u ndalen për disa çaste edhe në Radio Kukësi ! Vizitë mbresëlenëse në një radio 62 vjeçare, e cila u kthye në tribunën e shtetit amë për shqiptarët e Kosoves e më gjerë ! Sa mirë që punonjësit e saj, gazetarët, tekniket dhe cilido tjeter që ka qënë dhe është pjestar i saj, e ruajten për mrekulli edhe si një deshmi të jashtëzakonshme të një kohe kur Kosova kërcënohej nga shfarosja e përgjakshme dhe ishin pikërisht valet e Radio Kukësit që fluturonin mbi Kosovë e frymonin shqip, frymëzonin shqip dhe e mbushnin me shpresen shqip Kosoven martire ! Radio Televizioni Shqiptar duhet të krenohet me Radio Kukësin, prandaj edhe ta ndihmojë me shumë këtë radio dhe kanalin televiziv që ka hapur vitet e fundit, për të përballuar kërkesat bashkëkohore mediatike me teknologjinë radiotelevizive moderne ! Radio Kukësi është histori që vazhdon të flasë, të informojë dhe të këndojë !