Jemi rikthyer në këtë infarmzacion të shumë vitëve më parë , kohë kur për herë të parë bashkia M.Madhe “kalon” kufirin, duke u ngjitur në majde në Bratilës për të nderuar dhe respektuar veprën madhorë të Heroit të Popullit Dedë Gjon luli. Atë ditë së bashku më drejtuesit e Bashkisë M.Madhe ishte edhe profesori I pa harfruar , tashmë i ndjeri Mhir Hoti , I cili qe shprehur se ndihet mirë në lartësinë e këtyre malëve , nga ku i ka edhe ky vet rrenjët e të parëve të tij.Kësisoj mbase këtë vit për arsye pandemije , vlenë të risjellim në kujtesë këtë ngjarje nepërmjet këtij info “retro”.
Anetarë të shoqatës atdhetare M.Madhe ”Nderi i Kombit” nga të dy anët e kufirit janë ngjitur këtu në majen e malit të Bratiles në Hot, në pjesën e shtetit të Malit të Zi.Pikerisht në këtë vënd ku kryetrimi Ded Gjo luli ka bërë proven “xhenerale’ te ngritjes se flamurit tonë kombëtar, një vite para 28 Nentorit te vitit 1912. Këtu ka qënë edhe kryetari i Bashkise M.Madhe z, Tonin Marinaj, nënëprefektja e Malësisë Taze Lohja administratori I njësisë Kastrat Emiljano Gjekaj, profesor e akadenmik nga Universiteti” Luigj Gurakuqi” i Shkodres.Pas vendosjes se tufave me lule , pranë memorialit të ngritjes se flamurit per kamëren e Star Plus tv dhe tv Kopliku kanë dhënë opnionet e tyre Kryetari i Bashkise M.Madhe Tonin Marinaj. ,Kryertari i Shoqates atdhetare “M.Madhe Nderi i Kombit” Sytki Ndrecaj, prof, Mahir Hoti.
DREJTUES TË LARTË, VLERËSOJNË FIGURËN DEDË GJON LULIT
Me pas veprimtarite kushtuar kesaj ngjarje nder më të rendesishmet në historinë e popullit tonë, kanë vijuar ne Hotin e Malësisë së Madhe ,pikrisht këtu ku ngrihet lapidari kushtuar kryetrimit Dedë Gjon Luli, edhe këtu janë vendosur kurora me lule, e më pas është mbajtur një simpozium shkëncor, ku kanë referuar prof, Mahir Hoti , studiuesi Ndue Bacaj , Nga Malesia e Tuzit Nikollë Camaj e mjaft të tjerë..