𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐁𝐞𝐠𝐚𝐣 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝟏𝟐𝟎-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞̈𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐬𝐡𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐈𝐛𝐚𝐥𝐥𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐮𝐤𝐞̈𝐬

0
43
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 120 vjetorit të shkollës së Iballës në Pukë, e para shkollë shqipe e hapur në malësinë e Pukës nga “shkollari” Kol Zezaj, ku kanë mësuar shkrim e këndim mijëra nxënës.
Në përvjetorin e shkollës, komuniteti i Iballës organizoi një ceremoni që bëri bashkë të shkuarën dhe të sotmen duke risjellë në vëmendje personalitetet e dala nga kjo shkollë, kontributi i të cilëve është shënuar në momentet më kyçe të historisë së Shqipërisë.
Në fjalën përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet e komunitetit për kapërcimin e sfidave si edhe angazhimin e mësuesve të Iballës për të përcjelle dije ndër breza.
Presidenti Begaj mori në disa aktivitete siç ishin çelja e muzeut të shkollës, nderimi që iu bë kontrubuesit të hapjes së kësaj shkolle ”Frrok Kol Pemati”, ceremonia e emërtimit të rrugës “I Lumi Fran Miraka” dhe një koncert nga artistë të Iballës të ardhur nga gjithë bota.
Në ambientet e shkollës u ekspozuan librat e autorëve të dalë nga kjo shkollë dhe tablo pikturash për peisazhin e kësaj malësie.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.