𝐋𝐒𝐈 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐨𝐧 𝐞𝐦𝐫𝐢𝐧, 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐤𝐚 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐚𝐝𝐡𝐢 𝐣𝐞𝐩 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐡𝐞𝐪𝐣𝐞𝐧, 𝐌𝐞𝐭𝐚 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐧 “𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈” 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐫𝐞𝐣𝐚!

0
182
Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga LSI e cila tashmë do të quhet me emrin e ri, Partia e Lirisë.Gjatë punimeve të Konventës së LSI, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike njoftoi largimin e Kryemadhit.May be an image of 2 people
~Ndryshimet, fjala e Endrit Braimllarit! ~
Komiteti Organizator
Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi.
Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë  May be an image of 1 person
Votim
I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra:
Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.
Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve.
Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho.
Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.