Nga Ermira Ymeraj 

N’kët stinë,
dita a ma e gjatë,
e hanën e kam dimnu, dhe pse drita e saj lyp nji shteg flirti me ba
me qetësinë e rrejshme t’skutave t’mia.
Gjjallninë e kam vjeshtu, se di pse do njerëz mbanën me e veshë n’rrudha.
Goja jeme a gojë e malltë për foljet e dashnisë,
që bashkë me hanën,

i lakmojshe pa da.
Buzë lukthit kanë çue kryt,
do ithtina vitesh
dhe ma zbehën pamjen, disi m’rrejtën,
gjithmonë skuta ka ditë me më rrejtë,
prej se e shpërndame në t’shkuemen isha.
Ka kohë që as tingujt
nuk i ftojnë me vallzue ndër vedi
kujtimet e bukura.
Hana dhe skuta jeme
janë t’lidhun pas natës,
e veç aty munden n’siprinë të ashtit me vu pamjet e vjeshtume,
tuj gjëmu nji kujë vneri që grykët ngacmon.
Nata a e gjatë
e të tilla e bajnë pëshpëritjet e tingujve të dashnive të vrame
që shkyejnë e grithin gjurmët.
N’qetësinë e nji natë
t’veç nji natë,
kisha dashë me vu kryt.
E me mujt me u qetu,
aq sa zjarri që m’djeg mu dhe hanën lart,
t’struket n’vetje e të më lejë me përtypë dhimbjet e kockave.
Nji dritë m’ra n’amë,

iu dorëzova rrethrrotullamës së shpirtit
në një tjetër odë e dritare ku përditë lajmëroj fijen e shpresës
dhe pse n’të hollën dritë. Nji prarim drite që t,’vjen prej nalt
brita
mos më hyni n’hise
a drita që bjen veç për mu.
Nji drite.
25 korrik 2022